Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

340 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Zevendesi i Inzaghit shume i ashper: “Kam degjuar kritika absurde per nje lojtar. Si ka mundesi qe…”

Zevendesi i Inzaghit shume i ashper: “Kam degjuar kritika absurde per nje lojtar. Si ka mundesi qe…”
Inter Club Staff

Nje ndeshje shume e mire dhe autoritare ajo e Interit qe merr tre piket kunder Empolit ne nje ndeshje pa shume rreziqe.

Por kesaj radhe perpara mediave nuk ka dale Inzaghi qe ka qene i skualifikuar por Massimiliano Farris, zevendesi i tij.

Keni gjetur buzeqeshjen dhe fitoren.

“Me vjen te them qe per fat te mire kur fiton harrohen edhe polemikat edhe zhgenjimet. Kjo eshte dicka pozitive.”

“Shkon ne fushe, ben rotacione te medha dhe arrin te fitosh. Kjo eshte dicka teper e bukur per nje skuader si Interi.”

“Jane futur ne fushe njerez si Sanchez dhe D’Ambrosio qe kane luajtur me pak dhe pikerisht ata te japin fitoren.”

“Ishte nje fitore e te gjithe skuadres natyrisht, jo vetem e tyre, por te bie ne sy fakti qe ne kete skuader te gjithe japin maksimumin, luajne pak apo shume.”

Brozovic e kishte pak te veshtire sot, por kur ka filluar ai te xhiroje, ka xhiruar edhe Interi. Ka qene aio celesi?

“Kemi provuar qe te perdorim menyrat tona per te permbajtur Empolin. Kemi pasur nevoje per mbajtje topi dhe e kemi bere.”

“Sulmuesit sot meritonin golin sepse kabe punuar fort por golat erdhen nga dy mbrojtesa dhe kjo na gezon gjithashtu.”

Sa i rendesishem eshte per ju tranjeret gjesti si ai qe beri D’Ambrosio per Dumfries ne rastin e golit?

“Thelbesor sepse prek edhe sferen njerezore, nje pjese me delikate dhe me te rendesishme te dhomes se zhveshjes.”

“D’Ambro ka nje ndjeshmeri te madhe, eshte nje kollone e rendesishme e Interit dhe per shume vite ka qene ketu.”

“E ka kuptuar momentin e hollandezit. Eshte nje lojtar i huaj qe vjen te luaje per here te pare ne Itali. Por ai eshte nje titullar i Kombetares se tij.”

“Ka ardhur prej pak kohesh ne nje kampionat te ri, nuk e kupton mire gjuhen dhe eshte perfshire menjehere nga polemikat.”

“E gjitha kjo eshte absurde sepse ai po ben ate qe duhet te beje. Gjesti i D’Ambro shkon pertej fushes se lojes.”

“Por mbi te gjitha, eshte nje sinjal i forte per ate qe perfaqeson ky grup ne kete moment tek Interi dhe per te ardhmen tone si skuader.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.