Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

673 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

ZYRTARE – Ja data kur hapet merkato per sezonin 2021/22 dhe data kur mbyllet. Nderkohe ne janar gjithcka fillon me…

ZYRTARE – Ja data kur hapet merkato per sezonin 2021/22 dhe data kur mbyllet. Nderkohe ne janar gjithcka fillon me…
Inter Club Staff

Tashme gjithcka eshte zyrtare per sa i perket merkatos per sezonin e ardshem te Serie A 2021-2022.

Cdo gje eshte vendosur nga Keshilli Federal i mbledhur nga Federata Italiane e Futbollit qe eshte mbajtur diten e djeshme.

Ne kete mbledhje eshte diskutuar per shume tema, ku nder te tjera ka spikatur edhe revolucioni qe mund te ndodhe duke filluar nga sezoni 2023-2024.

Lega e Serie A dhe Federata po punojne bashke per ta bere Serie A me 18 skuadra nga 20 qe jane ne kete moment.

Por pertej kesaj, e cila eshte nje teme qe do te thellohet me shume ne te ardhmen, Keshilli Federal ka zyrtarizuar edhe datat e merkatos per sezonin 2021-2022.

Keshtu, merkato e veres do te filloje zyrtarisht ne daten 1 korrik 2021, e enjte dhe do te mbyllet diten e marte, ne daten 31 gusht.

Gjithesesi, eshte bere me dije se nga data 24 maj, klubet mund te federojne edhe marreveshjet e bera perpara dates 01 korrik.

Nderkohe, eshte vendosur gjithashtu se merkato e dimrit (apo sic njihet ndryshe merkato e janarit) do te filloje te henen me 3 janar dhe do te mbyllet me 31 janar 2022.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.