Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

354 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, ja tre rekordet qe do te tentohen te thyhen ndaj Udineses: “Njeri rekord ka te beje me…”

Inter, ja tre rekordet qe do te tentohen te thyhen ndaj Udineses: “Njeri rekord ka te beje me…”
Inter Club Staff

Ne shtepine Inter eshte perfolur shume keto dite per ate qe ka ndodhur ne ndeshjen Juventus-Inter te perfunduar 2-3.

Ne rrjetet sociale nuk kane munguar as thumbimet nga lojtaret e Interit ne drejtim te Juventusit apo arbitrit te ndeshjes.

Gjykimi i arbitrit Calvarese ka qene nje nga me katastrofalet e sezonit dhe per kete nuk ka shume dyshime.

Por tashme eshte koha te lihet prapa ajo ndeshje e shemtuar ndaj Juventusit qe per Interin nuk vlente per asgje tjeter por vetem per statistike dhe eshte koha te mendohet per Udinesen.

Pse? Sepse ndaj Udineses, Interi ka ne dore te thyeje tre rekorde shume te rendesishem ne historine e saj qindra vjecare.

Kete gje e kujton diten e sotme Tuttosport e cila zbulon: “Ndaj Udineses per Interin mund te ndodhe fitorja e gjashtembedhjete radhazi ne Serie A. Kjo gje nuk ka ndodhur asnjehere.”

“Nderkohe, Interi ndaj Udineses, nese fiton, atehere i bie qe ne nje kampionat te vetem i ka mundur te pakten nje here te gjithe kundershtaret.”

“Ne kete liste mungon pikerisht Udinese, nje skuader ku Interi doli barazim ne fazen e pare ku Lukaku me shoke nuk shkoi me shume se nje 0-0.”

“Por Lukaku, ka ne dore te thyeje edhe nje rekord tjeter: me nje dopiete, ai arrin 25 golat ne nje kampionat te vetem: dicka e tille ka ndodhur vetem nje here te Evertoni ne sezonin 2016-2017.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.