Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | March 30, 2023

Scroll to top

Top

0 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

ZYRTARE – Ja rezultatet e vizitave mjekesore te Hakan Calhanoglu: “Turku pritet te mungoje per…”

ZYRTARE – Ja rezultatet e vizitave mjekesore te Hakan Calhanoglu: “Turku pritet te mungoje per…”
Inter Club Staff

Ne shtepine Inter ka pasur ankth qe prej dites se marte per shkak te demtimit te marre nga Calhanoglu me Turqine.

Por ankthi ka marre fund vetem pak minuta me pare kur jane publikuar edhe rezultatet zyrtare te vizitave mjekesore te lojtarit.

Dhe me sa duket, lajmet nuk jane aspak te mira, duke qene se lojtari do te qendroje per disa kohe jashte fushave te lojes.

Me nje komunikate zyrtare ne faqen e saj web, Inter ka bere me dije se Hakan Calhanoglu ka pesuar nje terheqje muskulare.

Inter shkruan ne komunikaten e saj: “Hakan Calhanoglu diten e sotme i eshte nenshtruar disa vizitave te imtesishme ne Institutin Mjekesor Humanitas di Rozzano”.

“Nga kontrollet e bera eshte vene re nje terheqje muskulare ne kofshen e djathte dhe gjendja e tij do te vleresohet ne ditet ne vazhdim”.

Nderkohe, sipas mediave, lojtari pritet te qendroje jashte fushave te lojes per te pakten 21 dite ne total dhe i bie te humbase dy ndeshjet me Benficen.

Por frika eshte se mos Calhanoglu qendron edhe me shume sepse nje demtim i tille nuk mund te parashikohet me saktesi dhe ka zera qe e japin Calhanoglu jashte per te gjithe muajin prill.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.
Next Story

This is the most recent story.