Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

389 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, agjenti i Radu sulmon ashper klubin: “Nuk e kuptoj. Interi a donte ta mbante Radu? Atehere pse ai…”

Inter, agjenti i Radu sulmon ashper klubin: “Nuk e kuptoj. Interi a donte ta mbante Radu? Atehere pse ai…”
Inter Club Staff

Agjenti i merkatos, Oscas Damiani, i intervistuar nga Gianlucadimarzio.com, ka folur per dy nga lojtaret qe ai menaxhon.

Ne fillim, ai eshte ndalur te Lucien Agoume, i cili eshte ne huazim te Brest: “Per momentin per te eshte e rendesishme qe te gjeje vazhdimesi.”

“Eshte shume i perqendruar te e tashmja edhe pse une mendoj se ai mund te jete nje karte shume e rendesishme per Interin e se ardhmes. Do e shohim vete kete.”

“Eshte shume i ri por ka nje eksperience te madhe. Pikerisht sot qe mbush 20 vjec e kemi telefonuar per ta uruar. Eshte i qete, deshiron te vazhdoje keshtu.”

Agoume po, por edhe Ionut Radu qe eshte nje lojtar qe menaxhoni ju. Cfare mund te thoni per te?

“Nuk e kuptoj. Interi a donte ta mbante Radu? Atehere perse ai nuk ka luajtur ne Kupe? Pavarsisht se shume e prisnin, ai nuk ka marre dot nga Interi as nje ndeshje ne Kupen e Italise.”

“Ky vendim na ka habitur shume. Ne ndeshjen e pare ndaj Empolit kishte luajtur per 120 minuta duke bere shume mire.”

“Ne merkaton e dimrit kishte oferta te rendesishme, por Interi ka dashur ta mbaje. Ne stervitje thone se eshte i zoti, por kete nuk po e tregon dot ne fushe sepse nuk e fusin ne loje.”

“Une i respektoj vendimet e klubit, cdo njeri ben detyren e tij, por ai meritonte te luante ndaj Romes. Lojtari ka mbetur keq. Pa i hequr asgje Handanovic apo Inzaghit, por une po flas per djaloshin.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.