Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

595 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

ZYRTARE – Walter Zenga rikthehet si tranjer ne Itali: ja klubi i ri i legjendes zikalter!

ZYRTARE – Walter Zenga rikthehet si tranjer ne Itali: ja klubi i ri i legjendes zikalter!
Inter Club Staff

Duket se legjenda e Interit, Walter Zenga eshte rikthyer te stervise nje skuader ne Itali edhe pse kesaj radhe jo ne Serie A por ne Serie B. 

Pas zerave te pare qe dolen ne menyre jo zyrtare, tashme vjen zyrtarizimi dhe konfirmimi: Walter Zenga do te jete tranjeri i ri i Venezias, skuadres se Serie B qe gjendet ne vendin e 16.

Por fati duket se kesaj radhe ka bere nje shaka te cuditshme: Zenga do i zere vendin pikerisht nje ish-zikalteri si Stefano Vecchi, ish-tranjeri i Primaveres zikalter qe duket se nuk e ka filluar ne menyren me te mire te mundshme karrieren e tij si tranjer i nje skuadre profesioniste sepse vetem pas pak muajsh ai eshte shkarkuar nga kjo detyre.

Per kete, pak me pare klubi i Venezias ka bere me dije komunikaten me poshte:

“Klubi i Venezia FC komunikon se ka liruar nga detyra tranjerin e skuadres se pare Stefano Vecchi.”

“Klubi falenderon tranjerin per gjithcka cfare i dha klubit ne keto muaj si dhe per impenjimin e tij e i uron ne te ardhmen shume suksese.”

“Venecia FC nderkohe komunikon se tranjeri i ri i skuadres do te jete Walter Zenga qe do te drejtoje nga dita e sotme skuadren ne stervitjen e radhes.”

“Misten Zenga do te prezantohet nga presidenti Joe Tacopina neser, te shtunen,13 tetor ne dyqanin zyrtar te klubit.”

Te shumte kane qene tifozet e Interit te cilet jane lumturuar pas ketij lajmi duke uruar legjenden e klubit. Shume prej tyre i kane shkruar qe “e presin ne Meazza tani” duke supozuar nje ngjitje ne Serie A te Venezias te drejtuar prej tij.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.