Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

66 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

#110Inter – Sukses nderkombetar

#110Inter – Sukses nderkombetar
Inter Club Staff

Ne dashuri nuk shihet mire nese nuk shikon me zemer dhe ndonjehere syte nuk kane te bejne fare. Kjo gje vlen ne maksimum edhe per dashurine sportive: kete gje e di shume mire Andrea Bocelli, kengetar i nje fame boterore, i cili qe femije ka humbur shikimin pas nje topi qe e ka goditur ne syrin e djathte. Por ai kurre nuk ka ndaluar se dashuruari futbollin dhe Interin.

Femijeria e Andreas ka shume ndeshje me top me miqte e tij dhe ore e ore te tera degjimi muzike klasike. Ne ato vite u be e famshme ne Europe dhje Itali, Interi i madh i Helenio Herrera qe fitoi tre kampionate, dy Kupa Kampionesh dhe dy Kupa Interkontinentale. Andrea perfshihet nga entuziazmi dhe fillon te ndjeke sukseset e skuadres. Meson madje edhe formacionin, dhe e perserit ate ne menyre melodioze. Ate formacion qe cdo tifoz i asaj kohe e ka si melodi ne mendje. Me kalimin e kohes vijne kenget e para dhe suksesi ne bote i muzikes qe ai ben: Andrea gjen rrugen e tij, por nuk e harron kurre pasionin per Interin, te dashuruar dhe te ndjekur rregullisht, pavarsisht impenjimeve te tij te shumta, edhe jashte shtetit. Bocelli vuan dhe gezon si cdo tifoz zikalter ne bote, deri sa arrin te festoje perseri, 45 vite me vone, nje nate lavdie te paharrueshme.

“E mbaj mend si tani formacionin e Grande Inter, ajo me beri te dashurohem.”

Ne 2010 zikalterit luajne finalen e Champions League kunder Bayern Munich dhe ai nuk mund ta humbase takimin. “Ishte televizori i ndezur, por un e degjoja ndeshjen ne radio dhe zeri i komentatorit ne radio vinte disa sekonda me perpara se ai i televizionit: tek goli kam gezuar me perpara, duke i prishur surprizen edhe miqve te mi”. Me pas Andrea Bocelli, me zerin e tij prek tere boten, emocionin te madh e te vogel. Sepse edhe Inter, si muzika, te vibron fort shpirtin.

ANDREA BOCELLI (La Sterza, 22 shtator 1958) – Eshte nje nga kengetaret me te famshem ne rang boteror dhe ne repertorin e tij ka publikuar 26 albume dhe qindra kenge klasike dhe pop. Ai ka bere duete me artistet me te mire te skenes nderkombetare si Luciano Pavarotti, Stivie Wonder e deri tek Celine Dion dhe Ed Shaaran. Karriera e tij nisi ne 1982 dhe shkelqeu disa vite me vone. Ne 1994 fitoi festivalin “Sanremo i te rinjve” me kengen “Il mare calmo della sera”. I duartrokitur nga me te medhenjte e teatrit dhe operas ne bote, Bocelli ka fituar shume tituj ne karrieren e tij ku spikat edhe ylli ne  “Hollywood Walk of Fame” ne 2010, vitin kur Interi i tij fitoi Tripleten.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.