Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

77 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

#110Inter – Gjeniu

#110Inter – Gjeniu
Inter Club Staff

Thuhet se Aleksandri i Madh e pa historinë e tij të pasqyruar në mitin e Akilit dhe se “Charlesi XII” i Suedisë e pa të pasqyruar të tijën pikërisht në atë të Aleksandrit. Zlatan Ibrahimoviç, si sundimtari suedez i meshkujve, por vetëm në fushën e futbollit, duhet të ketë provuar të njëjtën ndjesi, kur i drejtoi atë shikim në gjëndje ekstaze Ronaldos, gjatë derbit të kthimi në sezonin 2006/2007.

“Ronaldo ishte idhulli im, dhe ishte një lojtar I kompletuar. Nuk do të ketë asnjëherë një lojtar më të mirë se ai.”

Ai sulmues, i cili tashmë luante tek Milan, ishte idhulli absolut i rinisë së tij. Zlatan u rrit në një lagje të vështirë në Malmö, duke parë bëmat e tij dhe duke u përpjekur ta imitojë; ndërsa tani gjendej përpara tij si kundërshtar, për herë të parë (dhe të vetme), në karrierën e tij. Por nuk ka kohë për tu përhumbur në kujtime: në fund të pjesës së parë, kuqezinjtë janë në avantazh 1-0 ( pikërisht falë një goli të brazilianit) dhe Ibras i takon që të marrë ekipin mbi shpatullat e tij. Në pjesën e dytë, pas atij shikimi, të përzierë mes sfidës dhe admirimit për lojtarin e tij të preferuar, Zlatan eklipson Ronaldon me një assist dhe një gol, duke pushtuar përfundimisht zemrat e zikaltërve, në një dorëzim stafete në mënyrë ideale mes këtyre superlojtarëve.

Me fanellën e Interit, Ibrahimoviç do të arrijë aty ku as Fenomeni nuk ja doli dot, duke fituar tri herë kampionatin dhe në një sezon edhe renditjen e golashënuesve. Triumfet zikaltër të atyre viteve, mbajnë të gjithë shenjën e tij, të zhvilluara mes lojërave që çarmatosnin kundërshtarët dhe kryeveprave të vërteta sportive. Mbi të gjitha, doppieta që çoi në Scudëtton nr 16: në javën e fundit të kampionatit 2007/2008, Inter po barazonte 0-0 në Parma, ndërsa Roma e cila ishte në avantazh në Catania, ishte momentalisht kampione. Në fillim të pjesës së dytë, Roberto Mancini futi në fushë Ibrahimoviç, i cili kishte qëndruar jashtë prej një muaji e gjysmë, për një problem në gju. Është njësoj si të fërkosh llampërn dhe ti kërkosh Gjeniut të të realizojë një dëshirë. Zlatan hyn, bën dy gola, dhe ngjit përsëri në gjoks “Trikoloren”. Në festimet e zhurmshme të titullit, thuhet se të gjithë lojtarët falënderonin trajnerin: të gjithë, përveç njërit. “Ju lutem,” përgjigjej Zlatan.

Zlatan Ibrahimoviç (Malmö, 3 tetor 1981) ju bashkua Interit nga Juventusi në verën e 2006 për 24.8 milionë euro. Me Zikaltërit ai luajti 117 ndeshje dhe shënoi 66 gola, duke fituar tri herë Scudetton dhe dy herë Supercupën e Italisë. Në sezonin 2008-2009, ai u shpall si golashënuesi më i mirë i Serisë A me 25 gola. Një lojtar i klasit botëror, ai gjithashtu ka përfaqësuar Ajaxin, Milanin, Barcelonën, Paris Saint-Germain dhe Manchester Unitedin, duke fituar të paktën një titull në secilin ekip ku ka luajtur. Me 62 gola nga 166 ndeshje, ai është golashënuesi më i mirë i të gjitha kohrave për kombëtaren Suedeze.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.