Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

3,052 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter nga Moratti tek Thohir, kush iken dhe kush vjen…

Inter nga Moratti tek Thohir, kush iken dhe kush vjen…
Donald Elmazi

Ka ardhur ne agim firma e shumepritur, me te cilen Interi kalon zyrtarisht nga Moratti tek Thohir. Nje telenovele e vertete, qe zgjati me shume sec pritej, qe mund te kete pasoja(pozitive) gjate ketij sezoni(me merkaton e janarit), gjithashtu edhe te qershorit, kur mund te ndryshojne radikalisht drejtoret kryesore te klubit zikalter.

Ne kete rast, me me rendesi duket e percaktuar e ardhmja e Marco Brances edhe pse emri ne krye te listes per pasardhesin e tij duket te jete ai i Prade, duhet pare edhe interesimi i klubeve te tjere per dirigjentin qe kaq mire po ben ne Firenze. Oriali(armiku autentik i Brances) ka bere te ditur qe do te kthehej me gjithe qejf, por ceshtja do te shihet ne vazhdim.

Duke kaluar tek lojtaret, agjenti i Fifas Jorge Mendes deklaron se me ne fund ne janar mund te konkretizohet martesa midis Fernandos dhe Interit. Flitet dhe per nje sulm drejt Lewandowskit ne qershor, kur sulmuesi do t’i skadoje kontrata, por ne ras se largohet Milito, emri me i mundshem do te jete ai i Osvaldos.

Absolutisht me e pamundura, sic eshte hipotezuar nga disa organe te shtypit eshte ardhja e Pirlos. Nuk eshte ky lloji i mesfushorit te parapelqyer nga Mazzarri(e pamundur, nga cdo ane sportive ardhja e tij ne vere), pa harruar qe klubi zikalter beson verberisht ne rritjen konstante te Mateo Kovacic.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.