Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

4,933 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Suning e ka gati planin per ngritjen e Interit: Ja levizja e pare!

Inter Club Staff

Data 27 qershor prezanton per klubin zikalter daten zyrtare per hyrjen ne shoqeri te kolosit kinez Suning Commerce Group. Vemendja – tani – eshte spostuar tek levizjet e para te Suning per te derguar me te vertete ne maje klubin zikalter. 

FUQIA E FIRMES – Sic e tregon edhe shpejtesia me te cilen eshte mbyllur operacioni per te blere maxhorancen e Interit, kinezet jane me te vertete pa shume fjale dhe levizin ne menyre te urte dhe efikase. Jun Ren, krahu i djathte i bosit Zhang Jindong, eshte gati te hyje ne keshillin administrativ te Interit sebashku me Steven (djalin 25 vjecar te themeluesit te Suning) i cili eshte prej kohesh ne kontakt me shoqerite me te mira te konsulences per te gjetur profilet me te mire qe mund te futen ne klub. Koha dhe modaliteti i ketyre levizjeve nuk jane te thjeshta per tu kuptuar, por ja vlen qe te kujtohet se ne Nentor 2013 ishte Erick Thohir njeriu qe pasoi Massimo Morattin dhe menjehere ne mbledhjen e keshillit te pare administrativ te Interit ne ate kohe i hoqi fuqine e firmes presidentit te Tripletes dhe Rinaldo Ghelfit e keto fuqi i mori vete dhe ja kaloi edhe Marco Fassones.

ANGAZHIM I MENDUAR MIRE – Do te jete e rendesishme per te kuptuar se cfare do te ndodhe ne daten 27 te ketij muaji. E veshtire te imagjinohet nje termet ne menaxhimin e skuadres (tani delegimet jane ne duart e Thohir, Bolingbroke dhe Williamson), por Suning qe ne fundin e muajit mund te fuse ne klub nje njeri te forte ose thjesht nje figure te besuar por te nje profili te ulet i cili do te kontrolloje gjithcka qe ndodh tek Interi. Tre vite me pare, per shembull, Thohir fillimisht futi tek thesari Noor Romawibowo. Askush nuk e kuptoi, por te gjitha letrat e shpenzimeve kalonin tek ‘kontrollori’. Nje here qe u ndryshua ‘koka’ *(javen qe vjen pritet te kete te reja), nuk do te kete nxitim te madh per fushat e tjera. Sidomos per sa i perket pjeses se marketingut dhe asaj komerciale. Per ate sportive, Suning eshte gjithmone ne kontakt me agjente euripian te njohur edhe me pare prej Jiangsu dhe keshtu mund te jape pelqimin edhe per operacione te shtrenjta.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.