Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

1,222 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Dodo: “Nese dorezohemi, Mazzarri ‘na vret’. Medel? Ishte kudo ne fushe. Objektivat…”

Dodo: “Nese dorezohemi, Mazzarri ‘na vret’. Medel? Ishte kudo ne fushe. Objektivat…”
Bujar Berishaj

Edhe Dodo, le nje shenim te lumtur te ketij Interi te ri, ne perfundimin e goleades kunder Sassuolos ka folur per mikrofonat e gazetareve ne konferencen per shtyp, mes tyre edhe per FcInter1908.it:

“Sigurisht qe te fitojme keshtu me kaq entuziazem dhe kenaqesi, pas nje barazimi ne javen e pare, na bene shume te lumtur. Nje ndeshje qe nuk e ka menduar sekush se mund ta bejme, por donim ta zhbllokonim menjehere ne fillim dhe kjo eshte ajo qe tekniku na ka kerkuar ta aplikojme menjehere ne fushe. Ka qene e trishtueshme qe nuk e kishim tifozerine (Curva Nord) ne favorin tone. Mentalitet i ngulitur nga Mazzarri? Nese dorezohemi vetem pak trajneri vjen nga pankina dhe na vret (qesh). Sipas meje eshte mentaliteti i duhur, sepse shume here ne futboll rezultati i dy, tre me zero, ne pjesen e dyte ndryshon. Mazzarri dhe Garcia? Jane teknike te ndryshem, jam gjendur mire me Mazzarrin sepse me ka transmetuar shume besim dhe nuk me le te dorezohem. Nese sheh qe ndonje dite jam ne veshtiresi vjen dhe me stimulon. Kjo eshte e rendesishme per mua. Objektivat? Shpresoj te arrijme afer Romes. Ata kane fituar dy ndeshjet e para dhe ne duhet te punojme qe ti rikuperojme ato 2 pike. Medel? Ka bere nje ndeshje shume te rendesishme. Ka dhene nje ekuiliber qe ka munguar ne ndeshjen e pare, i ka dhene me shume liri mesfushoreve te tjere dhe anesoreve. Ka rekuperuar shume topa, ishte ne te gjitha anet dhe na ka ndihmuar shume. Jemi te lumtuar qe eshte me ne.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.
Tags