Handanovic, tratativa per rinovimin ne nje faze ngecje. Inter mendon per Sportiello?
Rinovimi i kontrates se Samir Handanovic eshte gjithmone e me shume ne dyshim.
Rreziku, konkret i mjaftueshem per te thene te verteten, eshte qe Inter mund te humb portierin slloven me parametra zero. Kontrata e tij skadon ne qershor 2016 dhe tratativat per nje zgjatje jane ne nje faze ngecje
Takimet mes agjentit Federico Pastorello dhe drejtori sportiv, Piero Ausilio, vazhdojne, por nje akord nuk eshte gjetur akoma. Nga shoqeruesit e lojtarit bejne te ditur qe nuk do te ishte nje problem respektimi i kontrates ne skadence per te zgjedhur pastaj destinacionin e ardhshem si lojtar i lire.
Inter ne nderkohe me kujdes eshte ne nje kerkim te nje zevendesuesi ne nivelin e Handanovic. Sic raportohet nga Sport Mediaset, fokusi eshte tek Marco Sportiello, portier 23-vjec, qe ne sezonin e pare ne Serie A me fanellen e Atalantas eshte duke impresionuar te gjithe. Mbi lojtarin e klubit bergamask regjistrohet edhe interesi i Juve dhe Milan.