Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

1,741 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

NOTAT E NDESHJES – “Inter, cfare note per nje lojtar qe erdhi nga stoli! Nderkohe per Brozovic shkon nje…”

NOTAT E NDESHJES – “Inter, cfare note per nje lojtar qe erdhi nga stoli! Nderkohe per Brozovic shkon nje…”
Inter Club Staff

Inter ka fituar nje ndeshje shume te rendesishme per rrugetimin e saj drejt Scudettos sot ndaj Spezias me rezultatin 1-3.

Nderkohe, keto kane qene notat e lojtareve zikalter ne fushen e lojes te shpjeguara nga FcInterNews.it.

HANDANOVIC 6 – Nuk ke cfare i thua sot. Maggiore peshkon nje gol magjik dhe ai kesaj radhe per me teper edhe hidhet.

Sa keq, sepse do te ishte nje ndeshje per clean shet. Por ndonjehere keto gola ndodhin dhe duhet ti pranosh. Shume mire nderkohe ne pjesen e pare ku shpeton nje gol te sigurt.

D’AMBROSIO 6,5 – Ben disa prerje ne fushe qe i dergon ne krize totale sulmeusit e Spezias. Pastaj, goli i Interit lind pikerisht nga ai qe pason per Brozon nje assist magjik.

Nje vlere e shtuar para por nje vlere e shtuar edhe prapa. Nje tjeter ndeshje e madhe e besueshme e tij.

SKRINIAR 6,5 – Perseri ne qender te prapavijes dhe kesaj radhe ben edhe rekuperime ne castet e fundit.

Eshte si nje shkemb i forte per cdo kundershtar dhe nuk le asnje centimeter. Mund te pyesni Manaj per kete qe porten e pa pak ose aspak sot.

BASTONI 6 – Ai eshte e vetmja note negative sot sepse doli me nje problem te vogel nga fusha e lojes. Shpresa eshte qe te mos kete pesuar asgje.

Nderkohe, deri ne ate moment ka zhvilluar nje ndeshje te mire pa shume gabime. Ne ndertim i cmuar si gjithmone.

NGA MINUTA E 81 STEFAN DE VRIJ – Pa vote.

DUMFRIES 6 – Shume i bllokuar ne pjesen e pare, por nuk e ka shume qef ti vi topi ne vend dhe i ndalur e kjo gje vihet re.

Ne pjesen e dyte ben me mire. Sa keq qe humbet nje gol pothuajse te bere kur kishte mundesine te shenonte 0-2.

NGA MINUTA E 75 MATTIA DARMIAN ME NOTEN 6 – Ai futet menjehere ne dispozicion ne krahun e tij dhe jep te gjithe freskine e mundshme.

BARELLA 7 – Luan praktikisht kudo dhe duket sikur ndodhet nga te dyja anet e fushes ndonjehere.

Shume i cmuar ne fazen e mbulimit por shume i cmuar edhe ne fazen e ndertimit. I mungon vetem pak kthjelltesi ne metrat e fundit. Ne fund shihet Barella qe te gjithe njohim.

BROZOVIC 6,5 – Spezia ben nje pune te mire sulmuese dhe komplikon levizjet e lojtareve qe ndertonin lojen tek Interi sot.

Por ai nxjer nje magji nga xhepi i tij dhe shenon nje super gol pas nje assisti per D’Ambrosio. Ishte nje mrekulli.

CALHANOGLU 6,5 – Ne pjesen e pare i dedikohet me shume ndertimit nga larg dhe gjuajtjeve nga distanca.

Por nuk ishte shume i sakte. Nderkohe, ne pejsen e dyte behet shume i cmuar per nderrimet e lojes me shoket e skuadres.

Gjithmone ne qender duke marre topa e duke shperndare topa. Por ndonjehere edhe duke u shtyre me kundershtaret per te luftuar per topat e dyshimte.

NGA MINUTA E 75 ARTURO VIDAL ME NOTEN 5,5 – Edhe njehere tjeter nje futje e tij ne fushen e lojes shume i lehte.

Duket sikur nuk i peshon fare ky fund kampionati sepse ndryshe nuk kuptohet. Gjithesesi, goli i Maggiores nuk e frikeson fale eksperiences dhe ndihmon skuadren.

PERISIC 6,5 – E nis me nje dhurate per Gyasi qe detyron Handanovic te futet me koke per nje kapje topi.

Por qe nga ai gabim e me pas shume vrap e shume pune per Interin. Rritet ndjeshem ne fushen e lojes dhe shoket e kerkojne shume.

Jep nje assist te mrekullueshem per Lautaron por gabon ne fund duke u treguar shume egoist ne nje rast te paster.

CORREA 6 – Ai pluskon ne 20 metrat e fundit ne fillim dhe e kishte shume e veshtire te gjente dimensionin e tij ne loje.

I mungojne hapsirat per te bere lojen e tij te zakonshme. Kesaj radhe merr vetem nje note normale, as te larte e as te ulet.

NGA MINUTA E 60 LAUTARO MARTINEZ ME NOTEN 7 – Ne vetem pak minuta ai gjendet perballe dy rasteve te medha.

Por te e trete shenon nje super gol po aq te bukur dhe po aq te veshtire. Ishte shume i nevojshem ai gol edhe per te qetesuar Interin. Futet per te bere diferencen dhe e ben.

DZEKO 5,5 – Ai si zakonisht e drejton trafikun larg nga porta edhe per fajin e Spezias qe kishin nje sjellje sulmuese sot.

Provon te beje ndonje sponde por eshte shume pak per sulmuesin e Interit e nuk ndihmon aq sa duhet skuadre. Perisic mund ti kete ngrene nje gol duke i rrembyer nje top ne porte.”

NGA MINUTA E 60 ALEXIS SANCHEZ ME NOTEN 6,5 – Shenon golin qe fik shpresat e Spezias por luan 30 minuta te mira.

Nderkohe, gabon ne menyre te pashpjegueshme ne nje kundersulm dhe nuk jep pasim per Barella.

TRANJERI INZAGHI 7 – Fitorja e trete radhazi, kesaj radhe ne nje fushe qe ka qene shume e veshtire si ajo e La Spezias.

Ata luajne shume prapa dhe nisen menjehere me nje sjellje shume sulmuese perpara. Thiago Motta e kishte pergatitur mire por ai diti si ta hidhte poshte skuadren kundershtare.

Dyshja Lautaro dhe Sanchez nga stoli ndryshojne komplet fatin e ndeshjes dhe i bejne kundershtaret te ekspozohen shume. Tani mendjen te derbi duke shpresuar se Bastoni nuk ka ndonje problem serioz.

SPEZIA: Provedel 6, Amian 5,5, Erlic 6, Nikolaou 6, Reca 6 (dal 37′ Ferrer 5,5), Maggiore 6,5, Kwior 6, Bastoni 6 (dal 60′ Verde 6) Kovalenko 5,5 (dal 46′ Agudelo 6,5), Gyasi 6, Manaj 5,5 (dal 60′ Nzola 5, dal 70′ Antiste 5,5). All. Thiago Motta 6

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.