Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

1,465 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Laudisa: “Merkato e Interit? Garay, Nani, Vazquez dhe…”

Laudisa: “Merkato e Interit? Garay, Nani, Vazquez dhe…”
Rinor Sopaj

Carlo Laudisa, gazetari i Gazzetta dello Sport, ka folur për merkaton e Interit: “Garay, lojtari i Zenitit, është një hipotezë për Interin, por besoj se zikaltërit kanë nevojë për lojtarë italianë, pra mendoj së janë më të interesuar për Acerbin. Icardi qëndron në Milano, tani klubi zikaltër është akoma e më shumë ambicioz pas arritjes së kinezëve: argjentinasi e ka bërë zgjedhjen e tij. Candreva në Napoli? Shoqëria e De Laurentis vetëm është interesuar, por më shumë asgjë. Probleme në përpjekjet Sunning me Inter? Po kompletohet kontrata e cila tashmë është e përcaktuar dhe mund t’i thuhet mirëseardhja kësaj shoqërie në Itali. Juan Jesus në Chelsea? Do largohet nga Interi, por nuk besoj se për tek Chelsea. Gabriel Jesus i pëlqen shumë zikaltërve. Vazquez do të largohet për në Premier League për një cmim të lartë. Banega tashmë është një përforcim i rëndësishëm dhe një tjetër mesfushor do të arrijë në qoftë se largohet Brozovic. Nani në Inter? Nuk besoj, është në kërkim të namit por jo tek Inter”.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.