3,664 views
Le Parisien – Inter ka zgjedhur Blanc! Suning ka kontaktuar agjentin dhe ai eshte pergjigjur: I INTERESON!
Laurent Blanc eshte ne nje tratative per pankinen e Inter. Ky lajm Bomb eshte publikuar ne keto minuta ne France nga La Parisien. Tekniku i cili ka qene nje ish futbollist zikalter, kete vere shkeputi kontraten me PSG dhe tani eshte nje trajner i lire. Agjenti Bernes eshte kontaktuar nga kinezet e klubit zikalter per ti ofruar stolin e Inter.
“Oferta na Intereson”, keshtu ka treguar per La Parisien nje person afer Blanc. Ne rast se shkarkohet De Boer, Inter duket se e ka gati zevendesuesin. Blanc duket se do jete profili i duhur per te ringritu zikaltrit, te cilet momentalisht jane ne vendin e 14 ne kampionat, dhe ne Europa League e kane goxha te komplikuar situaten.