Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

528 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Gazzetta – San Siro po ben te pasur Interin: 10 milione deri me tani, por pas Milan dhe Barca…

Gazzetta – San Siro po ben te pasur Interin: 10 milione deri me tani, por pas Milan dhe Barca…
Inter Club Staff

Priten me shume se 78 mije spektatore per derbin numer 169: tashme nuk eshte dicka e re.

Inter-Milan, te pakten per momentin, do te behet ndeshja me me shume spektatore kete sezon.

Perfitimi super i Interit do te kaloje 5 milione eurot vetem nga kjo ndeshje. Por me siguri, kjo nuk eshte dicka e re per Interin tashme ne San Siro, sepse stadiumi eshte pothuajse plot sa here luan Interi.

“Nga muaji gusht, ne fakt, tribunat e stadiumi milanez kane qene ato me shume te mbushura ne Itali – shpjegon Gazzetta dello Sport -.”

“Interi ka luajtur ne shtepi 4 ndeshje ne Serie A dhe me Tottenham ne Champions League, duke kapur kuoten e 294.233 spektatoreve total me nje mesatare prej 58.846 prezenca per ndeshje (qe rritet ne 62 mije per ndeshje pas derbit).”

“Nje nisje shume e forte kjo, por e shtyre edhe nga nje fushate e mrekullueshme abonimesh: Interi ne kampionat eshte ndalur me 37 mije abonime dhe ka pasur nje sold out edhe te abonimeve sepse ka shitur te gjitha abonimet e vena ne dispozicion per shitje. Prandaj ne cdo ndeshje qe luan ne shtepi, edhe pa shitur nje bilete te vetme, zikalterit do e kishin gjysme plot stadiumin.”

“Ne shtepi pastaj Interi do te vazhdoje te fuse te dridhurat e emocioneve edhe pas Milanit, ne Champions League.”

“Deri me tani nga San Siro jane perfituar 10 milione euro por keto do te behen 20 milione euro pas derbit dhe Barcelones.”

“Praktikisht, me 78 mije tifoze ndaj Milanit dhe po me kaq ne 6 nentor ndaj Messit, Interi do te vazhdoje te pasurohet drejtperdrejte nga tifozet e saj. Ku ka me bukur se sa kaq?”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.