Valencia shume e trembur, Interi mund te bllokoje transferimin e Cancelos te Juventusi: ja detajet
Mjafton nje detaj i vogel dhe ne merkato gjerat mund te marrin nje rruge komplet tjeter.
Ashtu si per Cancelon qe pas 6 muajsh te Interi (si titullar) sot u zyrtarizua te Juventus, ashtu edhe per Valencian.
Por pse te ndodhe valle i gjithe ky ndryshim planesh?
Ne kete moment, te gjitha mediat spanjolle po flasin se Valencia eshte shume e shqetesuar s e mos Interi mund te bllokoje kalimin e Joao Cancelos tek Juventusi.
Direkt pas mediave spanjolle, lajmi eshte postuar edhe pak me pare nga te gjitha mediat italiane gjithashtu.
Po cfare ka ndodhur vertete? Ja cfare shpjegon FcInterNews:
Bllokimi nga ana e Interit mund te ndodhe sepse portugezi sot u zyrtarizua te bardhezinjte qe e kane blere nga Valencia per 40 milione euro, por mekat i madh qe lojtari eshte akoma ne kontrate me Interin deri me 30 qershor atehere kur skadon huazimi nga Valencia.
Nese kerkojme ne sajtin zikalter atehere mund te shohim akoma numrin 7 te Cancelo ne mesin e lojtareve te skuadres.
Edhe ne komunikaten zyrtare te Interit ne vitin e kaluar, ne gusht 2017, Interi shkruan se ka siguruar sherbimet e Joao Cancelo deri ne 30 qershor 2018.
Keshtu, nese klubi spanjoll do qe te fus shitjen e lojtarit ne bilancin e ketij sezoni, atehere duhet t’i kerkoj nje favor Interit brenda asaj date, nje shkeputje te mehershme te huazimit dhe nje e gje e tille akoma nuk ka ndodhur.
Valencia duhet t’i bej edhe nje tjeter kerkese Interit, te mbyll njerin sy ne mungesen e komunikimit mes klubeve.
Eshte nje detaj i vogel por qe mund te ndikoj ne kete tratative, me klubin spanjoll qe tani duket se eshte ne meshiren e Interit sepse pa parate e Cancelos ne bilancin e ketij sezoni mund te kete jo pak telashe per ta.