Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

388 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, vjen nje super assist nga Bremer? “Me sa duket lojtari i ka kerkuar direkt Torinos nese…”

Inter, vjen nje super assist nga Bremer? “Me sa duket lojtari i ka kerkuar direkt Torinos nese…”
Inter Club Staff

Inter po shikon me shume kujdes merkaton e ardhshme dhe kjo gje nuk eshte dicka e re tashme sepse flitet prej shume kohesh.

Nderkohe, nje nga objektivat me te medhenj eshte Gleison Bremer, i cili eshte percaktuar edhe si pasardhesi i De Vrij ne shtepine zikalter.

Por cfare po ndodh me te? Ne kete moment nuk ka asnje dyshim se lojtari edhe pse ka rinovuar, do te largohet.

Ai ka vendosur te rinovoje per respekt ndaj Torinos deri ne 2024, por vullneti eshte qe te kaloje te nje klub i madh prestigjoz.

Tuttisport shpjegon nderkohe: “Deri me tani, ai eshte mbrojtesi me i mire i Serie A ne kete sezon te luajtur.”

“Shpesh here, ai ka dale ne pah duke anulluar lojtaret me te forte te Serie A ashtu si ndodhi edhe me Vlahovic.”

“Por lojtari ja ka bere te qarte Torinos edhe perpara rinovimit: do te rinovoj per respekt, qe Torino te fitoje dicka nga shitja e tij duke qene se ka besuar qe ne fillim te aftesite e tij, por ne vere deshiron te largohet.”

“Normalisht, edhe vete klubi e ka pranuar kete kerkese dhe nuk do te beje asnje pengese nese per te do te vije nje oferte e vlefshme.”

“Inter eshte skuadra me afer tij dhe qe e cileson brazilianin si zevendsin perfekt te Stefan De Vrij me kete te fundit qe mund te largohet.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.