Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

403 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

FcIN – Manaj dhe Albacete, ja motivet e ketij transferimi dhe pse kjo zgjedhje nga shqiptari

FcIN – Manaj dhe Albacete, ja motivet e ketij transferimi dhe pse kjo zgjedhje nga shqiptari
Inter Club Staff

Historia e tij duhet te perfundonte me nje largim perpara 30 qershorit nga Interi dhe keshtu ndodhi per Rey Manaj. 

Kjo sepse e ardhmja e tij nuk varej vetem nga kapitulli i plusvalencave ne shtepine e Interit.

Deshira e shqiptarit sipas asaj qe zbulon FcInterNews.it ka qene ajo qe te qendronte ne Spanje pas nje sezoni te mire vitin e kaluar me Granaden u luajti 20 ndeshje dhe shenoi vetem nje gol.

Keshtu, ne Spanja donte te shkonte dhe ne Spanje shkoi: nuk eshte se kane munguar kerkesat per lojtarin edhe nga skuadra te tjera (Brescia ne Itali dhe Tenerife ne Spanje si dhe klube te tjera), por ne fund ai zgjodhi te shkonte tek Albacete.

Ky klub luan ne Ligen e dyte spanjolle, ekuivalente me Serine B italiane sepse aty ka nje projekt afatgjate per te dhe kete gje e tregon kontrata e gjate qe ai ka nenshkruar me ta: nje kontrate pese vjecare me opsion per nje tjeter dhe me skadence ne qershor 2023. Kjo eshte nje nga arsyet kryesore te zgjedhjes se tij.

Interi natyrisht, ashtu si ka bere me lojtaret e tjere te rinj te saj ka mbajtur nje te drejte riblerje per lojtarin nderkohe qe Albacete e ka paguar ate 2 milione euro me formulen e huazimit me te drejten e blerjes.

Keshtu, Rey Manaj e nis perseri nga Spanja rrugetimin e tij, pikerisht si sezonin e kaluar, me shpresen se nje dite do te rikthehet perseri tek Interi.

Ai u cilesua nga Mancini si nje lojtar i denje per te qendruar ne skuadren e pare dhe ne 2015-2016 zhvilloi nje sezon te tere i grumbulluar ne skuadren e te medhenjve tek zikalterit, por nuk ja arriti qe te fitonte minuta dhe me pas disa probleme me tranjerin tek Pescara e ben ate qe te perfundoje fillimisht ne Serie B e me pas ne Spanje.

Interistat natyrisht i urojne fat ne aventuren e tij te re ne Spanje!

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.