Sion-Inter, nuk ka lajme te mira per Interin! Ninja del nga loja i demtuar! Ja cfare problemi ka belgu…
Nuk ka lajme aspak te mira per Interin nga Zvicra ku zikalterit po luajne ne kete moment ndaj Sion.
Behet fjale per Radja Nainggolan qe ka dale nga fusha e lojes vetem pas 23 minuta loje.
Skuadra zikalter ne kete pjese te pare nuk ka zhvilluar aspak nje loje te mire duke pasur veshtiresi ne krijimin e lojes, sidomos ne sulm por edhe prapa ne mbrojtje ka lene shume hapsira.
Goli i zvicerianeve erdhi pas nje gabimi te portierit te Interit, por ata kane qene me te rrezikshem se Interi ne kete pjese te pare.
Gjithesesi, lajmi i vertete deri me tani nuk eshte as goli e as rezultati, por demtimi i Nainggolan edhe pse shume informacion per kete deri me tani nuk ka.
Para pak minutash, FcInterNews ka treguar se ku ka ndjere dhimbje Ninja dhe arsyen e zevendesimit:
Ja cfare shkruajne ata:
“Ka zgjatur vetem 23 minuta ndeshja e Radja Nainggolan.”
“Gjate ndeshjes se dyte miqesore te sezonit, mesfushori belg pas 23 minutash ka kerkuar nderrimin e menjehershem pas nje problemi muskular.”
“Ne vendin e tij ka hyre Xian Emmers, por te gjithe syte e tifozeve kane qene tek belgu.”
“Pas zevendesimit Ninja eshte ulur ne pankine dhe eshte pare qe stafi mjekesor i Interit i ka aplikuar menjehere nje qese me akull ne kofshen e majte. Ne keto momente problemi i tij duket qartesisht muskular. Ne oret ne vazhdim ose neser do te qartesohet me mire situata.”