Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 5, 2022

Scroll to top

Top

763 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

NUMRA TE CMENDUR – Perisic, maratonomaku i Boterorit: eshte lojtari qe ka vrapuar me shume!

NUMRA TE CMENDUR – Perisic, maratonomaku i Boterorit: eshte lojtari qe ka vrapuar me shume!
Inter Club Staff

Pas humbjes se Kroacise ne Luzhniki Stadium ndaj Frances, Luka Modric ja arriti te fitonte cmimin Golden Ball si lojtari i turneut, nje arritje personale shume e madhe.

Por perkrah tij ka qene edhe figura e Ivan Perisic, qe ka luajtur po aq mire sa kapiteni i tij dhe ka luftuar ne cdo minute te ndeshjes Kroaci-France.

Nderkohe qe Modric fitoi duartrokitjet per Golden Ball, rili i Perisic ka qene me shume ne ndihme te skuadres ku ka pasur nje super impakt.

Finalja tregoi gjithcka qe perfaqeson Ivan si lojtar: i palodhur, i sakte, i shpejte, vrapon me top dhe pa top por edhe kontroll te mire.

Ishte Perisic e futi Kroacine ne loje perseri kur ndaj Frances ishte ne disavantazh 1-0 me nje nga golat me te bukur te fazes finale te Boterorit.

Ne ndeshjen finale Perisic ka pershkruar 10,1 kilometra duke qene lojtari i trete qe ka vrapuar me shume pas Marcelo Brozovic dhe Sime Vrsaljko.

Por 29 vjecari i Interit ne Rusi 2018 eshte shpallur nga FIFA nga te dhenat qe jane publikuar sot si futbollisti qe ka vrapuar me shume: 72,5 kilometra ne 638 minuta loje, perpara dy shokeve te skuadres se tij Ivan Rakitic dhe Modric.

Ai ka qene edhe lojtari qe ka bere me shume sprinte se cdo lojtar tjeter 357 te tilla. Me i aferti me te eshte Munier qe ka 70 sprinte me pak.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.