Gazzetta – Spalletti i cudit te gjithe? Pritet Borja Valero nga minuta e pare sot ne vend te…
Asnje rivalitet ne rritje ndermjet Interit dhe Fiorentines, por eshte e drejte qe te kete pak tension per shkak te kaluares dhe situatave te pakendeshme ndermjet dy klubeve.
Nje nder keta lojtare eshte edhe Borja Valero, i cili eshte transferuar vjet nga Fiorentina tek Interi dhe qe ne javet e fundit eshte perdorur shume nga Spalletti ne minutat e fundit te ndeshjeve e duke u treguar i gatshem sa here eshte kerkuar ndihma e tij.
Tekniku zikalter, per ndeshjen e sotme ndaj Fiorentines po mendon realisht per ta hedhur nga minuta e pare: ai eshte nje ish-lojtar i Fiores dhe ndaj Tottenham apo Sampdoria, edhe pse ka luajtur shume pak, ka dhene ndihme te cmuar ne minutat e fundit.
Me pas Gazzetta vazhdon me tej dhe shkruan:
“Mbi te gjitha, Borja po fiton terren ndaj Nainggolan per nje bluze titullari. Eshte dicka e rendesishme nese nje lojtar po luan nje bluze titullari me Nainggolan.”
“Natyrisht qe eshte totalisht merite e tij sepse ka nje sjellje profesionale si pak te tjere brenda fushe dhe jashte saj.”
“E me pas elozhet e vazhdueshme te Spallettit ne ditet e fundit jane nje sinjal i forte besimi ne drejtim te tij”, shpjegon Gazzetta.
Por Borja nuk do te jete i vetmi ish-lojtar ne fushe: edhe Vecino vjet erdhi nga Fiorentina tek Interi ku zikalterit u detyruan te paguajne klauzolen e largimit.
Ne skuadren e Fiorentines pastaj eshte edhe Chiesa, objekti i deshirave zikalter por edhe nje kryqezim i rendesishem i dy tranjereve:
“Spalletti denoi Piolin me nje shkarkim nga Lazio pas nje derbi roman te fituar ndersa Pioli ka qene tekniku i fundit zikalter perpara se Spalletti te vinte ne Milano.”
“Por ky i tanishmi eshte nje Pioli me ndryshe, ashtu si eshte nje skuader me ndryshe Fiorentina qe nga ndeshja 3-0 e humbur ne San Siro ndaj Interit vjet. Eshte nje Fiore e re e etur per fitore por edhe e bukur per tu pare.”