FcIN – Piatek bomber, Interi po e ndjek me kujdes: ja levizja e pare e ziklaterve
Ka bere qe te habitet i gjithe kampionati e jo vetem drejtuesat e Genovas qe e njihnin prej kohesh.
Po flasim per Krzysztof Piatek, sulmues i ditelindjes 1995, qe luan per Genoan dhe qe ka nje kontrate me klubin ligur deri ne 2022.
Dymbedhjete gola ne 7 prezenca totale duke perfshire edhe Tim Cup per nje total prej 60 minutash te luajtura: numra te rendesishem qe tregojne sasine dhe kualitetin qe ai ka per moshen e tij dhe qe ka mundesi te permiresohet akoma e me shume ne te ardhmen.
Gola dhe paraqitje shume te mira dhe qe ne te vertete kane terhequr vemendjen e klubeve me te medha ne Itali por edhe ne Europe.
Sipas asaj qe tregon FcInterNews.it, edhe Interi eshte ne ndjekje te vazhdueshme te tij.
Levizja e pare ne drejtim te lojtarit nga Interi ka qene ajo e caktimi te disa scout-ave (ndjekesave, zbukues talentesh) per te ndjekur moment pas momenti kualitetet dhe paraqitjet e lojtarit.
Per momentin behet fjale per te ndjekur thjesht ndeshjet sepse per tratativa apo vleresime do te kete kohe ne te ardhmen.
Zikalterit per momentin me Icardi dhe Martinez duket se e kane te siguruar te ardhmen e sulmit, por te shtohet edhe nje lojtar tjeter i talentuar ne kete repart nuk eshte keq edhe pse Piatek luan ne nje pozicion te njejte me Icardin dhe nje e ardhme e tij tek Interi mund te sillte largimin e argjentinasit.
Por jemi ende shume heret per kete, Interi ne kete moment thjesht po e monitoron situaten e polakut nga afer.