Drejt Derbit te Milanos: Ja si pritet te jete formacioni i mundshem i Interit nga minuta e pare
Mungojne 6 dite dhe ketu per te gjithe do te jete Derbi i shumepritur i Milanos.
Sot ne dreke eshte zhvilluar stervitja e pare e javes per Interin dhe jane kthyer futbollistet e pare nga kombetaret.
Ata jane Asamoah dhe Roberto Galgiardini, dy rekuperime teper te rendesishme per Spallettin: ganezi u rikthye pa luajtur me kombetaren sepse ndeshja e parashikuar te luhej nga Gana u shty ndersa Gagliardini e mbaroi misionin e tij me Italine.
Ata qe shqetesonin ne pamje te pare kane qene D’Ambrosio, Vrsaljko dhe Brozovic, por tashme duket se ndaj Milanit do te jene dhe gjendja e tyre duket e mire.
Ashtu si tregoi sot Matteo Barzaghi, gazetari i derguar i Sky Sport ka shume optimizem se ata do te jene ne fushe ndaj Milanit.
Pyetja qe po bejne me shume tifozet ne kete moment eshte se cili do te jete Interi qe do te perballet nga minuta e pare ndaj Milanit?
Sipas Sky Sport zikalterit do te rreshtohen keshtu:
INTER (4-2-3-1):
Samir Handanovic
Sime Vrsaljko
Stefan De Vrij
Milan Skriniar
Asamoah
Marcelo Brozovic
Matias Vecino
Radja Nainggolan (trekuartist)
Matteo Politano
Ivan Perisic
Mauro Icardi