Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

742 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Il Sole 24 Ore – Inter, Thohir drejt largimit: Suning gati te behet pronare e 100% te kuotave: detajet

Il Sole 24 Ore – Inter, Thohir drejt largimit: Suning gati te behet pronare e 100% te kuotave: detajet
Inter Club Staff

Interi duket se eshte shume afer nje ndryshimi tjeter per sa i perket aksionereve. 

Objekt duket se do te jete kuota e Thohir prej 30% dhe qe mund te perfundoje shume shpejt ne duart e Suning.

Erick Thohir, aktualisht eshte president i zikalterve.

Ne baze te asaj qe tregon Sole 24 Ore, duket se ne kete moment po zhvillohen diskutime per shitjen e aksioneve ne minorance nga ana e indonezianit: rreth nje muaj e gjysem me para ka ardhur nje oferte nga nje grup i trete qe duket se ka qene edhe afer Sunning, por qe eshte refuzuar nga Thohir sepse e vlereson 30% e tij tek Interi ndermjet 150 dhe 200 milioneve euro.

Keshtu tani – shkruan Carlo Festa ne artikullin e tij – diskutimet qe po zhvillohen tani do te sillnin qe 30% i aksioneve te Thohir te kalonin ne familjen Zhang, qe ne kembim do i jepnin Thohir disa aksione te Suning me te njejten vlere. 

Ne praktike, do te ishte nje operacion pa para cash ku Erick Thohir do e gjente veten aksioner ne nje super kompani si Suning.

Nderkohe prezenca e Thohir ne klub ka qene me shume nje pengese per investimet tek Interi sepse nje aksioner ne minorance do te thote se ka nje frenim nga ana financiare ne momentet kur mendohet te investohet.

Suning ne keto dy vite ka evituar qe te beje rritje kapitali pikerisht per te mos rritur cmimin e aksioneve te Thohir: likujditeti i klubit eshte bere gjithmone nepermjet huazimeve nga bankat e ndryshme.

Familja Zhang ne vitin e fundit ka racionalizuar biznesin e klubit, duke ulur kostot dhe duke rritur te ardhurat qe te shkonte ne nje linje edhe me Fair Play Financiar, por pervec kesaj kane nisur edhe nje bond prej 300 milione eurosh ne menyre qe te benin Interin te operoje ne menyre autonome nga ana financiare.

Kjo menyre e re te ndervepruari, nuk parashikon investime shume te medha nga kinezet, sepse kjo gje eshte e detyruar edhe nga qeveria kineze, por ata e kane gjetur menyren se si te investojne ne klub edhe me kete ndalese nepermjet kompanive te tjera mike ne Kine.

Te mos harrojme se Jindong Zhang vetem muaj me pare eshte zgjedhur si delegat i edicionit te trembedhjete te Asamblese Kombetare te Popullit per 2018-2023 dhe ka ndermend qe ne te ardhmen te zere nje vend e rendesishem edhe ne Partine Komuniste atje.

Kjo zgjedhje mund te frenoje investimet direkte nga ana e tij ne klub sepse presidenti i vendit, Xi Jingping nuk i shikon me sy te mire investime jashte Kines e sidomos ne futboll.

Por pavarsisht kesaj, familja Zhang nuk ka aspak ne program nje shitje te Interit.

Kjo u pa qarte kur ne muajt e kaluar nje fond investimesh teper i rendesishem shfaqi interes per te blere te gjiteh klubin dhe oferta u refuzua menjhere. E si kunderpergjigje ata po diskutojne me Thohir qe te blejne edhe 30% e mbetur te tij tek Interi duke e bere Interin 100% te Suning.

Sepse sic tha edhe Steven Zhang dje ne darke ne postimin e tij: “Ti Inter per Zhangun junior, gje gjeja me e bukur qe i ka ndodhur.”

Kinezet e Interit me ne krye Zhang Jindong me te vertete premton shume, sepse ne menaxhimin e klubit kane treguar seriozitet qe prej dites se pare duke vendosur prane klubit as me pak e as me shume, por djalin e tij, qe ne nje te ardhme do te trashigoje nje perandori te tere biznesi.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.