Gazzetta – De Vrij sjell lajme te keqija: jo vetem ndaj Lazios, ja sa ndeshje do te mungoje ai ne total!
Le te themi qe ka qene nje pushim ‘i mallkuar’ kombetaresh ky per Interin.
Zikalterit kane pasur 11 (njembedhjete) lojtare te grumbulluar me kombetaret rspektive dhe mes shume ndeshjesh te luajtura, jane dy lojtaret e kthyer me demtime.
Njeri eshte Lautaro Martinez per te cilin folem nje artikull me pare dhe qe rrezikon te mos jete ndaj Lazios ne fundjave duke e lene zbuluar sulmin e Interit.
Nderkohe, tjetri eshte Stefan De Vrij qe duket se ka dicka me serioze se Lautaro Martinez. De Vrij nuk luajti dot asnje prej ndeshjeve te Hollandes sepse demtimin e ka pesuar 1 dite perpara ndeshjes se Hollandes me Gjermanine ne stervitje.
Hollandezi ka pesuar nje demtim muskular ne kofshen e djathte dhe kjo gje eshte konfirmuar edhe nga kontrollet e specializuara dhe rezonanca magnetike.
“Keshtu, vazhdojne lajmet e keqija per Interin kete sezon per sa i preket demtimeve.”
“Sipas nje perllogaritje te thjeshte se sa dite kerkon nje demtim i tille per tu rekuperuar, mbrojtesi hollandez i Interit nuk do te humbase vetem ndeshjen ndaj Lazios, por do te humbase edhe dy te tjera.”
“Atij i duhet nje pushim 15 ditor, 15 dite ku Interi do te perballet me Lazion, Genoan dhe Atalantan e ku i dihet, mbase mund te humbase dhe nje ndeshje pas tyre.”
Kete e ka shkruar sot Gazzetta dello Sport ne faqet e saj.