Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

1,765 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter 2019-2020: Ja shtate lojtaret qe e kane te sigurt qendrimin sipas Marottes

Inter 2019-2020: Ja shtate lojtaret qe e kane te sigurt qendrimin sipas Marottes
Inter Club Staff

Edhe pak ndeshje perpara revolucionit veror qe mund te perfshije shume elemente te skuadres se Interit dhe qe mund te vendose perfundimisht qe te kete shume largime nga ky grup. 

Gazetaret e La Repubblica kane shkruar sot me detaje rol pas roli se kush jane qellimet e Beppe Marottes dhe Piero Ausilios dhe kane marre parasysh qe tekniku i ri i Interit te jete Antonio Conte.

Le ta fillojme nga mbrojtja e deri tek sulmi analizen e sotme: 

MBROJTES – Jane perzgjedhur elementet qe do te bejne pjese ne repartin e mbrojtjes: “Interi beson se mund ta ndertoje mbrojtjen perreth Stefan De Vrij dhe Milan Skriniar i cili kerkohet edhe nga Manchester City por qe po rinovon kontraten.”

“Ne Milano do te qendroje gjithashtu edhe Kwadwo Asamoah dhe Danilo D’Ambrosio. Nderkohe do te vije Diego Godin i cili eshte ne skadence kontrate me Atletico Madrid. Pikerisht tek keta te fundit do te rikthehet Sime Vrsaljko qe nuk do te blihet nga Interi. Miranda nderkohe do te largohet e do te shkoje ne Brazil per te kerkuar nje vend titullari.”

MESFUSHA – Ketu pritet te kete shume levizje e mbase do te jete reparti qe do te kete me shume ndryshime: “Mesfusha e Interit do te humbase Joao Mario, Borja Valero dhe Ivan Perisic. Ndryshimi i tranjerit mund te rigjeneroje perfundimisht Roberto Gagliardinin qe me Spallettin asnjehere nuk i ka pasur piket e larta. Nderkohe ne skuader do te qendrojne Nainggolan, Brozovic dhe Politano.”

SULMI – Ketu ne fakt cdo gje varet perreth Mauro Icardit: “Ja tek erdhem tek sulmi. Interi nuk eshte me e detyruar per te shitur dike nga Fair Play Financiar dhe pritet te beje nje goditje te madhe ketu. Ne kete repart pritet te largohet Candreva (nese do te pranoje) por mbi te gjitha Icardi. Ky i fundit e ka shume ne dyshim qendrimin tek Interi dhe shanset per tu larguar i ka me te larta se sa per te qendruar.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.