Babai i Espositos: “Inter, djali im te ka enderruar gjithmone. PSG e kerkon? Ja si eshte e verteta.”
E tashmja dhe e ardhmja e Interit. Ne Milano te gjithe, qe tek stafi teknik e deri tek tifozet tashme nuk kane me as me te voglin dyshim.
Sebastiano Esposito do te kete nje karriere prestigjoze.
“E rendesishme eshte qe te mos i rritet mendja, por te punoje fort dhe te degjoje keshillat e te gjitheve – thote babai i tij Agostino per FcInterNews.it -.”
“Per tu permiresuar dite pas dite, ai duhet te beje kete. Te mos dorezohet dhe te punoje fort.”
“Si ka qene per Sebastianon te debutoje ne San Siro? Endrra e tij me e madhe eshte bere realitet. Kur Interi deshiroi ti jepte atij nje kontrate te vertete, ne ishim te emocionuar thjesht nga ideja dhe nuk mendonim parate, por vlersonim projektin. Zikalterit e kane respektuar gjithmone fjalen e dhene me ne. E dime se djali yne do te rritet akoma me shume.”
Ai ka luajtur ndaj Luganos dhe sot eshte ne Azi me skuadren e pare…
“Sebastiano kunder zvicerianeve ka bere nje ndeshje te mire. Nuk e prisja qe te rrinte ne fushe gjate gjithe ndeshjes. Ne jemi super krenare per djalin tone. Por ai duhet te punoje dhe te qendroje me kembe ne toke. Te sillet mire.”
A mund te zbulojme ndonje prapaskene merkatoje? Eshte e vertete qe PSG e donte?
“Per te thene te verteten, po, kjo eshte e vertete por ata nuk jane skuadra e vetme qe ka kerkuar djaloshin tim. Por Interi e ka mbyllur gjithmone deren per keto oferta dhe as nuk e ka menduar qe Sebastiano mund te largohet. Jemi krenare per kete projekt te Interit e ku ben pjese edhe Sebastiano yne.”