Inter, Biasin konfirmon gjithcka per Icardin: “Cfare keni? Mos beni si te habitur sepse ka gjashte muaj e kam thene.”
Mbase eshte e vertete ajo qe thote Biasin ne daljen e tij publike sot ku kerkon qe interistat te mos bejne si te habitur per lajmin e komunikimeve te Icardit me Juventusin gjate kohes kur ai ishte kapiten i Interit ne janarin e shkuar.
Sot Gazzetta dello Sport ka shkruar pikerisht kete: Mauro ka komunikuar me Paratici ne janarin e ketij viti dhe mendohet se ata kane biseduar per nje kalim te Juventusi kete vere ku eshte biseduar per strategjine dhe per rrogen e lojtarit.
Mund te kete qene edhe thjesht nje forme presioni e Icardit kjo qe Interi ti zgjaste kontraten ose mund te kete qene edhe nje ide reale, por ne kete moment ka mbetur vetem shija e hidhur e vepres se Icardit.
Gjate dites se sotme, shume tifoze qe e kane mbrojtur Icardin edhe pse ai ka bere shume sjellje qe nje profesionist nuk i ben, duket se e kane braktisur ish-kapitenin sepse e kane kuptuar qe nje klub si Interi nuk mund te beje padrejtesi dhe te zmadhoje pa shkak nje ceshtje te tille si ajo e Icardit.
Gjithesesi, le te rikthehemi tek ajo qe ka thene Biasin diten e sotme. Per te, nje sulm i Juventusit per lojtarin nuk eshte aspak nje gje e re por dicka qe ai e ka thene qe perpara gjashte muajsh.
Sipas Biasin, ai ka shume kohe qe flet per nje presion teper te madh ndaj Icardit nga ana e Juventusit per ta bindur per tu transferuar ne Torino.
“Kam gjashte muaj qe ju them se Paratici po e provon ne vazhdimesi te binde Icardin qe te shkoje tek Juventusi.”
“E ju cfare beni? Habiteni. Beni sikur e keni zbuluar sot kete gje dhe indinjoheni (ose beni kot sikur indinjoheni, sepse shume nga ne e dinim kete gje…). E perseris: mos beni sikur e moret vesh sot.”
Biasin eshte nje gazetar italian shume afer ambjentit zikalter dhe madje shume afer familjes Icardi. Shpesh here me shkrimet e tij ka dale pro Icardit.