Corriere – Lukaku dhe prapaskena e kontrates: ja sa do te perfitoje belgu tek Interi! Ka edhe nje bonus special gjithashtu!
Pas shume ditesh negociata dhe shume jave pritje, Interi me ne fund ka mundur te zyrtarizoje ardhjen e Romelu Lukaku tek Interi.
Ai tashme eshte nje lojtar i Interit dhe ka zhvilluar madje edhe stervitjen e pare me zikalterit ku eshte takuar ne Appiano Gentile me shoket e skuadres dhe teknikun Antonio Conte qe ka qene njeriu qe e ka kerkuar me ngulm qe prej dites se pare tek Interi.
Sipas asaj qe eshte treguar sot nga Corriere edllo Sport, ka nje prapaskene ne kontraten e nenshkruar me Interin nga ana e sulmuesit belg.
Me sa duket gjithcka ka te beje me rrogen e tij e cila do te jete vazhdimisht ne rritje ne 5 sezonet e tij tek Interi.
Keto jane dhuratat e anetaresimit ne Inter Club kete sezon! ?⚫️?
Nuk jeni anetaresuar akoma tek InterClubAlbania? Na shkruani ne +355695651111 ne WhatsApp! ☎️ pic.twitter.com/xFl7BWADzi
— Inter Club Albania (@InterClubAlb) August 8, 2019
Lukaku, ne vitin e tij te pare (kete sezon tani) do te perfitoje 6 milione euro. Ne 2020-2021, ai do te perfitoje 7 milione euro. Me pas, ne tre vitet e mbetura, rroga e tij do te rritet ne menyre te vazhdueshme me 500 mije euro cdo sezon duke arritur ne vitin e fundit te kontrates 8,5 milione euro.
Ka edhe nje diskutim per bonusin gjithashtu: ai do te vlele diku tek 1-1,5 milione euro dhe nuk eshte pak. Gjithcka ka te beje me fitimin e nje trofeu te rendesishem. Ne rast se Interi do e arrije, atehere ai do te marre nje bonus.
Por pertej disa bonuseve per prezencen dhe fitimin e trofeve, ka edhe nje bonus te vecante per fitimin e titullit te golashenuesit: nese Romelu do te shenoje me shume se te gjithe ne Itali, atij do i takoje gjithashtu nje bonus tjeter i majme. Nje detaj ky e mendohet se do e rrise urine per gola te belgut.