Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 5, 2022

Scroll to top

Top

1,682 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

E FUNDIT nga Parisi – Mauro Icardi tek PSG, ja pamjet e para! Wanda ne seline e klubit, Mauro duke bere vizitat!

E FUNDIT nga Parisi – Mauro Icardi tek PSG, ja pamjet e para! Wanda ne seline e klubit, Mauro duke bere vizitat!
Inter Club Staff

Mauro Icardi eshte tashme nje hap larg veshjes se bluzes se Paris Saint Germain dhe keshtu lojtari argjentinas i ve kapakun nje ceshtje qe zgjat qe nga 13 shkurti i kaluar, dite kur nepermjet nje komunikate Interi vendosi ti heqe atij shiritin e kapitenit. 

Ashtu si ju kemi treguar edhe gjate dites, lojtari eshte nisur drejt Milanos rreth dy ore me pare nga Malpensa ne drejtim te Parisit.

Ai ne keto caste po zhvillon vizitat mjekesore me Paris Saint Germain perpara se te nenshkruar kontraten e tij me parizienet.

Sipas Sport Mediaset, Icardi, duke pare demtimet e Mbappe dhe Cavani, mund te debutoje menjehere ne daten 18 shtator ne Champions League kunder Real Madrid. Nje debutim luksi ky.

Por nderkohe qe Mauro ndodhet ne kliniken e PSG, Wanda Nara ndodhet ne seline e klubit per detajet e fundit te marreveshjes.

Kete gje mund ta shikoni edhe tek video pak me lart e postuar nga nje profil i tifozeve te PSG ne Twitter ku shihet hyrja e Wanda Nara ne seline e klubit francez.

Tashme jemi me te vertete afer kalimit zyrtar te Mauros ne Paris. Gjithmone nese testet mjekesore shkojne mire dhe ai nuk ndryshon mendje.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.