ZYRTARE – Federata Italiane publikon listen e lojtareve te Interit qe mund te luajne ne Serie A 19-20
Federata Italiane e futbollit ka publikuar pak me pare nepermjet nje komunikate zyrtare listen e plote te dorezuar nga Interi per sa i perket te gjithe lojtareve qe mund te luajne ne Serie A per sezonin e ri.
Ata jane te ndare ne disa kategori: Over 22, Over 22 te formuar ne Itali (akademite italiane), Over 22 te formuar ne klub (lojtare qe kane dale nga akademia e Interit).
Kujtojme se ne Serie A mund te futen per te luajtur ne kampionat cdo lojtar pa limit qe ka lindur nga viti 1997 dhe me pas. Pra, te gjithe lojtaret e Primaveres mund te luajne pa problem.
Nderkohe, lista e plote e Interit eshte kjo:
Over 22
Portiere: Handanovic, Berni, Padelli
Mbrojtesi: Godin, De Vrij, Skriniar.
Mesfushori: Vecino, Sensi, Asamoah, Lazaro, Borja Valero, Brozovic.
Sulmuesi: Sanchez, Lukaku, Politano.
Over 22 te formuar ne Itali: Ranocchia, D’Ambrosio, Gagliardini, Candreva.
Over 22 te formuar ne klub: Biraghi.
Lojtare te tjere ne skuader te regjistruar gjithashtu: Dimarco, Bastoni, Pirola, Barella, Agoumé, Lautaro Martinez, Esposito.