Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

316 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Roma-INTER, Inzaghi vendos gjithcka: “Ja formacioni i zgjedhur: me sa duket nga minuta e pare pritet te luaje perseri…”

Roma-INTER, Inzaghi vendos gjithcka: “Ja formacioni i zgjedhur: me sa duket nga minuta e pare pritet te luaje perseri…”
Inter Club Staff

Ka ardhur dita e takimit shume te rendesishem ndermjet Interit dhe Jose Mouinhos, nje takim i mbushur plot me histori te bukura.

Nje sfide qe do te thote shume, brenda dhe jashte fushes. Por zikalter sot nuk mund te mendojne shume per te kaluaren, edhe pse eshte legjendare.

Mendja eshte vetem te objektivi per te vazdhuar marshimin drejt vendit te pare ne klasifikim dhe te mos mendohet gje tjeter.

Per ta bere kete, Inter do duhet te munde Romen sot dhe nderkohe, skuadra romane nuk po kalon nje moment shume te mire me mungesat

TE REJAT E FUNDIT NGA ROMA – Pa te skualifikuarit Abraham dhe Karsdrop, si dhe te privuar nga te demtuarit Spinazzola, Pellegrini dhe Elsharaayi, plus Afena-Guan te infektuar, tranjeri portugez do te rikthehet te nje 4-2-3-1.

Ne te djathte ai nuk e ka vendosur ende se kush do te luaje ndersa ne sulm do te besoje celesat te Mikhtarian dhe Zaniolo.

Nderkohe, pankina e Romes sot do te jete e mbushur plot me te rinj sepse me vertete Mourinho nuk ka shume zgjedhje.

TE REJAT E FUNDIT NGA INTER – Inzaghi nuk pranon qe te kete shperqendrime dhe i ka vendosur syte te tre piket.

Per te, ne fund, eshte nje ndjesi derby edhe pse dje nuk e pranoi. Pa Darmian, Ranocchia dhe Kolarov, zgjedhjet ne mbrojtje duket se jane te detyruara.

Por duke qene se Bastoni eshte rekuperuar, pasi qendroi jashte me Spezian, dyshimi i vetem ka qene Dimarco ose D’Ambrosio por duket se nga minuta e pare do te luaje Dimarco.

Per sa i perket te tjereve, njesoj si me Spezian, me dy ndryshime thelbesore: Barella dhe Dzeko ne fushe nga minuta e pare ne vend te Gagliardini dhe Correa.

Ne sulm pritet qe te kete nje ndeshje shume speciale per Dzeko, qe rikthehet ne qytetin qe i ka dhene shume. Konfirmime edhe per Dumfries dhe Perisic.

FORMACIONI I MUNDSHEM I INTERIT:

INTER (3-5-2): Handanovic; Skriniar, Bastoni, Dimarco; Dumfries, Barella, Brozovic, Calhanoglu, Perisic; Dzeko, Lautaro.

PREVIEW Roma-Inter – Dimarco in vantaggio su D’Ambrosio. Riecco Barella e Dzeko

Ne pankine: Radu, Cordaz, D’Ambrosio, Cortinovis, Zanotti, Carboni, Gagliardini, Vecino, Vidal, Sensi, Correa, Sanchez.

Tranjer: Inzaghi.

Te skualifikuar: asnje.

Te padisponueshem: Eriksen, Kolarov, Darmian, Ranocchia, De Vrij.

Arbiter: Di Bello.

Asistent: Palermo e Perrotti.

Arbiter i Katert: Camplone.

Var: Massa (Alassio).

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.