Inter-Lazio, Conte ul ne stol Asamoah? Ja 4 ndryshimet qe pritet te ndodhin ne formacionin zikalter
Pas fitores ne derbi, Interin tashme e pret nje sfide tjeter shume e komplikuar diten e neserme.
Kete te merkure, ne Meazza do te vije Lazio e Simone Inzaghit qe vjen nga nje fitore bindese gjithashtu ndaj Parmes pak dite me pare.
Per te pesten e kampionatit, Conte po mendon disa ndryshime nderkohe duke pare edhe sfidat qe jane shume te afruara me njera-tjetren.
Keshtu, tekniku zikalter po mendon per te ulur ne pankine Kwadwo Asamoah, nje nga me te miret e derbit.
Ne vend te tij mund te luaje Cristiano Biraghi i cili do te debutoje keshtu me bluzen e Interit pas transferimit nga Fiorentina.
Nderkohe ndryshimi i dyte do te behet ne krahun e kundert, ku Candreva do te marre vendin e tij qe ne derbi ishte zene nga D’Ambrosio.
Ndryshime edhe ne mesfushe: njeri ndermjet Vecino dhe Barella pritet te jete ne balotazh deri ne minutat e fundit per nje vend titullari ndersa Sensi pritet qe te luaje me Politanon pas shpines se Romelu Lukaku.
Ne kete moment ka edhe disa shanse te vogla qe te shohim nga minuta e pare edhe Alexis Sanchez.
Ky ka qene formacioni i mundshem i Gazzetta dello Sport nderkohe:
Handanovic, Skriniar, De Vrij, Godin, Candreva, Biraghi, Brozovic, Vecino, Sensi, Politano, Lukaku.