Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

308 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Moratti flet ashper per stadiumin: “Nuk mund te tradhetoj kujtimet dhe ndjenjat e mia per te thene ‘le ta prishim’.”

Moratti flet ashper per stadiumin: “Nuk mund te tradhetoj kujtimet dhe ndjenjat e mia per te thene ‘le ta prishim’.”
Inter Club Staff

Ish-presidente i Interit, Massimo Moratti ka folur per stadiumin e ri dhe ka habitur paksa me deklaraten e tij edhe pse eshte deri diku e kuptueshme sepse ai ka qene gjithmone nje njeri nostalgjik.

“Nuk i kam pare projektet por une qe femije shkoj ne San Siro dhe do te ishte nje tradheti e tmerrshme sentimentale te thoja tani ‘po, hajde e prishim’.

“Nuk eshte menyra ime e te parit te gjerave dhe ne menyre racionale me duket dicka e tepruar.”

“Por duhet te futesh ne llogarite e klubeve dhe interesave te tyre. Ata kane bere llogarite dhe kane pare se cila situate mund te ofroje me shume benefite.”

“Ne rastin e Milanit eshte nje menyre edhe per te gjetur ndonje bleres sepse ata jane ne doren e nje fondi qe deshiron te beje para me ata. Por rasti i Interit eshte nje rast tjeter, sepse Interi deshiron te rritet si klub me stadiumin e ri.”

“Si realitet, stadiumi i ri eshte nje realitet qe eshte larg historise se Milanos dhe skuadrave, por tashme klubet drejtohen nga pronare te huaj e nuk mund te pretendojme dot se edhe ata te kene te njejtat ndjenja si neve per kete ceshtje.”

“Entuziastet thone se stadiumi i ri do te jete Duomo i ri i Milanos, bejne llogari te tjera dhe rrugen e hapur e kane, por nuk nuk jam me ta.”

“San Siro eshte skena mbi te cilen kemi pasur ndenja, kujtimet te dergojne gjithmone aty.”

“Une nderkohe nese behet dicka, kerkoj qe emri i vendit te mos ndryshohet (te vazhdoje te quhet San Siro). Po emri Meazza? Meazza ka qene nje lojtar i madh, babai im me thoshte gjithmone se kishte qene special ai.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.