Nga Franca zbulojne: “Leonardo nuk po e telefonon Interin per Icardin: ai enderron nje tjeter lojtar te Interit.”
Lautaro Martinez eshte gjithmone e me shume ne qender te merkatos nderkombetare.
Ai eshte nje objektiv i deklaruar i Barcelones, por sulmuesi argjentinas me sa duket i pelqen edhe shume klubeve te tjera europiane.
E fundit qe po tenton te futet ne gare per te, eshte Paris Saint-Germain, klubi francez ne pronesi te sheikeve.
Kete gje po e shkruajne ne keto ore disa media si ne France por edhe Argjentine sipas te cileve, drejtori sportiv Leonardo po ben gjithcka per te arritur tek Lautaro.
Madje sipas tyre, ai telefonatat e shpeshta me Interin keto kohe nuk i ka aspak per Icardin, por per te gjetur spirale per tu afruar me Lautaro Martinez.
“Leonardo nuk po e telefonon Interin per Icardin: ai enderron nje tjeter lojtar te Interit, argjentinasin Lautaro Martinez.”, shkruan La Presse.
Ai shihet nga Leonardo si sulmuesi perfekt per Paris Saint Germain dhe nje treshe Lautaro Martinez – Kylian Mbappe – Neymar do te thote se francezet do te kishin sulmin me te forte dhe me te frikshem ne Europe.
Nderkohe ne Spanje vazhdojne te jene te bindur se ka vetem nje skuader ne avantazh per Lautaron: Barcelona.