Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

342 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, nuk ka paqe per tifozet zikalter: “Prokuroria italiane ka bere me dije se ka filluar procedimi per…”

Inter, nuk ka paqe per tifozet zikalter: “Prokuroria italiane ka bere me dije se ka filluar procedimi per…”
Inter Club Staff

Dje ne San Siro, edhe pse luhej nje ndeshje ne transferte, Curva Nord beri gjithcka qe Interi te ndihej sikur luante ne shtepi.

Ata kane pritur me nje pritje madheshtore ardhjen e autobuzit te skuadres, dicka qe eshte vleresuar me pas edhe nga Conte dhe lojtaret.

Nuk pritej nga askush, por ultrasit e Interit prezent dje ne San Siro ishin me te vertete me mijra, dicka qe askush nuk eshte mesuar te shohe ne keto kohera pandemie.

Ky grumbullim me sa duket ka rene ndesh edhe me rregullat anti-covid19, dhe me te gjitha gjasat, do te kete pasoja per te gjithe.

Sipas asaj qe tregon ne keto caste Sport Mediaset, shume tifoze te Interit mund ta pesojne ‘shtrenjte’ ate pritje qe kane bere dje.

“Sipas informacioneve qe kemi marre ne, Questura e Milanos dhe Prokuroria ka sekuestruar disa pamje.”

“Pse? E thjeshte: per te identifikuar te gjithe ata qe kane thyer ligjin e grumbullimeve ne keto kohera pandemie.”

“Cdo tifoz i Interit qe do te indentifikohet do te gjobitet me 400 euro gjobe, pikerisht per thyerjen e ketyre rregullave.”

“Nderkohe, e njejta gje vlen edhe per tifozet e Milanit, te cilet ishin grumbulluar nga ana tjeter e stadiumit, por duke qene se autobuzat nuk kane si kalojne nga ajo ane, ata jane vene re me pak neper video por edhe ata ishin te shumte ne numer.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.