Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

145 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

ME NE FUND – Inter rikthehet ne Appiano 58 dite me pas: ja cfare pritet te ndodhe sot pas ores 14:00

ME NE FUND – Inter rikthehet ne Appiano 58 dite me pas: ja cfare pritet te ndodhe sot pas ores 14:00
Inter Club Staff

Sot e ka radhen Interi te stervitet. Me ne fund apo jo?

Gjithmone duke respektuar sigurine dhe distancen, por me ne fund zikalterit mund te futen perseri ne Pinetina plot 58 dite mungese.

Shqetesimi i diteve te kaluara eshte zhdukur totalisht kete mengjes pas daljes se pergjigjeve te tamponeve dhe nga ora 14, lojtaret e Interit do te fillojne te sterviten ne Appiano Gentile.

“Nuk ka qene aspak e thjeshte qe te gjendej disponibiliteti i tamponave ne oret e fundit sidomos ne nje regjion si Lombardia qe ende nuk e lejon mundesine e berjes se tyre ne menyre private.”

Image may contain: 1 person, possible text that says 'INTER CLUB ALBANIA LAJME ZYRTARE Pas 58 ditesh, Appiano Gentile rihap dyert e saj: sot ne oren 14:00 rifillon stervitja e lojtareve zikalter! La Gazzetta dello Sport'

“Por me pas klubi ja ka dale te gjeje rrugen e duhur per ti bere testet per te gjithe lojtaret e skuadres dhe stafiin.”

“Nderkohe, diten e djeshme eshte publikuar edhe plani i pare i punes. Lojtaret jane ndare ne grupe nga 6-8 lojtare: te paret qe do te hyjne ne Appiano do e bejne kete gje ne oren 14:00.

“Pastaj gjate pasdites do te stervitet e gjithe skuadra, duke perfshire edhe Sanchez qe ka mbyllur diten e merkure ditet e karantines pas rikthimit me vone nga Kili”, shpjegon Gazzetta dello Sport.

“Me skuadren zikalter do te jete cdo moment nje doktor, nje fizioterapist, nje pergatites atletik dhe nje-dy komponente te stafit teknik, te cilet me rotacion do ndajne detyrat ne ditet e ardhshme.”

“Normale tashme, qe ketu deri ne fund te javes ne Appiano Gentile te jete edhe Antonio Conte qe ne keto dy muaj edhe pse ne karantine nuk ka ndalur kurre se drejtuari stervitjet e djemve te tij nga shtepia nepermjet platformes Zoom.”

“Keshtu, nje lojtar i vetem per tu stervitur do te kete ne dispozicion nje gjysme fushe loje dhe ne Pinetina fushat e futbollit jane kater.”

“Per tu nderruar pas stervitjes dhe per te bere dushin cdo lojtar do te shfrytezoje dhomat ne qendren stervitore: ne hyrje te saj do te gjeje nje kit, me pas dhoma do te higjenizohet ne fund te cdo dite.”

“Do te jete keshtu deri ne javen e ardhshme, kur lojtaret sipas protokollit do te bejne nje tampon te dyte”, e mbyll shkrimin e saj e perditshmja italiane.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.