Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

254 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Presidenti i Racing: “Lautaro? Kam folur me agjentet e tij, ja cfare me kane thene per Barcelonen.”

Presidenti i Racing: “Lautaro? Kam folur me agjentet e tij, ja cfare me kane thene per Barcelonen.”
Inter Club Staff

Eshte pikerisht Lautaro Martinez ceshtja me e nxehte ne ambjentin zikalter sepse interesimi i Barcelones ka qene shume i forte per talentin argjentinas.

Te gjitha mediat ne Itali dhe Spanje flasin per te ardhmen e tij te mundshme edhe pse ne kete moment nuk ka siguri per asnje hipoteze.

Per kete ceshtje ka folur edhe presidenti i Racing, Victor Blanco, i cili eshte intervistuar nga mikrofonat e TycSports ne Argjentine.

Ai ka ruajtur nje mardhenie shume te mire me Lautaro Martinez dhe shpesh here nuk rezervohet kur flet per ish-sulmuesin e Racing.

Keto kane qene fjalet e tij sot ne lidhje me interesin tashme te ditur te Barcelones ne drejtim te sulmuesit te Interit.

“Kam folur me agjentet e Lautaros dhe me stafin qe keshillon lojtarin per vendimet e se ardhmes se tij dhe familjes.”

“Me kane pranuar qe ka nje interesim te madh te Barcelones ne drejtim te tij, nuk e kane mohuar kete gje.”

“Por gjithmone duke ecur ne kete linje, ajo qe do te vendose Lautaro do te jete e mire edhe per Racing.”

“Kjo sepse ne duam vetem qe lojtari te jete i lumtur kudo qe te luaje. Ne duam qe ai te luaje aty ku ka ai deshire ta beje kete gje.”

Kujtojme se Racing ka ruajtur nje perqindje te rendesishme nga shitja qe do i beje Interi Lautaro Martinez ne te ardhmen.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.