Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

247 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Gazzetta – Lufte ndermjet Interit dhe Juventusit per Pogba: ja detajet! Marotta duhet te shese dy lojtare me pare!

Gazzetta – Lufte ndermjet Interit dhe Juventusit per Pogba: ja detajet! Marotta duhet te shese dy lojtare me pare!
Inter Club Staff

Interi nuk dorezohet per Paul Pogba, por edhe Juventusi nga ana e saj po tenton gjithcka per te arritur tek francezi.

Blerja e Pogba nderkohe mbetet nje enderr e vjeter e Beppe Marottes qe e ka pasur kete goditje ne mendje ende pa ardhur zyrtarisht ne krye te Interit.

Sipas asaj qe shkruan La Gazzetta dello Sport, Paratici (drejtuesi i Juventusit) eshte gati te sakrifikoje disa lojtare teper te rendesishem tek Juventusi per Pogba.

Emrat jane ato te Douglas Costa, Rabiot dhe Bernardaschi vetem e vetem qe te arrinte tek blerja e francezit perpara Interit. Po Marotta?

“Francezi i pelqen shume Marottes dhe Interit dhe kjo nuk eshte tashme dicka e re.”

“Ka qene pikerisht Marotta ai qe e solli per here te pare ne Itali dhe eshte po ai qe deshiron ta riktheje ate, por kesaj radhe si zikalter.”

“E di shume mire madje qe kushtet jane me te favorshme se kurre: lojtari ka vetem nje vit kontrate dhe nuk po gezon aspak nje moment te mire tek Manchester United qe mund te mendoje vertete shitjen e tij per shume me pak nga sa e ka blere sepse rrezikon ta humbase pas nje viti me parameter 0.”

“Problemi i Interit ne kete moment eshte se nuk ka nje plan te menjehershem per te arritur tek ai, sepse me pare do duhet qe te beje disa shitje te rendesishme si Icardi dhe Lautaro Martinez. Vetem me parate e tyre Interi do te kishte likujditetin e nevojshem per te arritur per nje lojtar ‘world class’ si kampioni i botes, Pogba.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.