
TOP dhe FLOP te Inter-Napoli – Skriniar nje dige, Brozovic vetem duartrokitje. Ndersa Perisic…
Rikthehet ne inter.al rubrika e famshme TOP dhe FLOP.
Duke filluar nga sot, tashme pas cdo ndeshje do te publikojme lojtaret me te mire dhe me te dobet te cdo ndeshje te Interit deri ne fund te Serie A duke u bazuar ne notat e gazetave me te rendesishme ne Itali.
Si me poshte, gjykimet e Gazzetta dello Sport, Corriere dello Sport dhe Tuttosport per me te miret dhe me te dobetit e Interit ne fushe.
TOP – Lojtaret me te mire te Interit ndaj Napolit
MILAN SKRINIAR
Gazzetta dello Sport 7,5 – Nje pjese e pare shume e kujdesshme, mbi te gjitha ne ndihme te Cancelos. Me pas ne pjesen e dyte behet i frikshem. Cdo here qe Insigne tenton ta kaloje, ai e demoralizon. Per te mbyllur nje paraqitje teper te mire, nje shtylle.
Corriere dello Sport 7 – Me koke godet shtyllen, me kembe ndalon Mertens dhe Insigne. Nje dige e pakalueshme.
Tuttosport 6,5 – Mbyll me perpikmeri cdo spirale qe lene shoket per Mertens. Shume keq kur tenton te ndertoje. Ne fillim te pjeses se pare godet edhe shtyllen.
MARCELO BROZOVIC
Gazzetta dello Sport 7 – Per here te pare ben mire te dyja fazat e lojes. Nese ne kete skuader ka nje playmaker, ai eshte ai. Kurre kaq i vazhdueshem gjate nje ndeshje: rekuperime dhe disa vrapime te gjata me top qe nxoren skuadren perpara. Shume mire.
Corriere dello Sport 7 – Perpara mbrojtjes tregohet mjaft i afte. Asnje moment nuk ndalet. Kete here vetem duartrokitje, asnje vershellime.
Tuttosport 7 – Dhuron disa hapje topi mjaft te bukura dhe tregon shpirt sakrifice.
ROBERTO GAGLIARDINI
Gazzetta dello Sport 7 – Tregon fizik dhe i jep shume bezdi Napolit. Eshte i kujdesshem ne rolin e tij dhe pozicional. Nuk ben asnje gabim.
Corriere dello Sport 7 – Kunder Hamsik luan me zero frike. I rende ne cdo dyluftim por i kujdesshem edhe taktikisht: prova me e mire e tij.
Tuttosport 6,5 – Shkaterron, por mbi te gjitha, e ben Napolin te gaboje. Mire.
FLOP – Lojtaret me te dobet te Interit ndaj Napolit
IVAN PERISIC
Gazzetta dello Sport 5 – Nese Interi ishte shume i forte dhe tani jo me, kjo ka ndodhur pikerisht se eshte zhdukur ai. Shume me i kujdesshem ne mesfushe ku ndihmon skuadren, por ka kohe qe nuk luan me sic ai di. Keq.
Corriere dello Sport 5,5 – Nje pjese e pare boshe. Pak me mire ne te dyten, por Perisic i vertete ka qene dicka tjeter.
Tuttosport 5 – I pazevendesueshmi ofron nje tjeter paraqitje poshte notes kaluese. Duhet nje ndalese ne pankine, por Spalletti nuk do tja dije aspak.
EDER
Gazzetta dello Sport 5,5 – Sa keq: rreshket pikerisht ne momentin qe Brozovic i jep nje pasim te arte. Luan pak ne te majte, por kurre nuk tenton nje driblim nje kunder nje.
Corriere dello Sport 5,5 – Nuk konkretizon nje aksion te mire. Nje gjuajtje tjeter e pret Reina.
Tuttosport 5 – Nuk ben absolutisht asgje.