Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

422 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Wanda Nara po ndihmon Marotten per Icardin? “Nje super lajm per Interin. Gjithcka ka te beje me punen qe agjentja po ben.”

Wanda Nara po ndihmon Marotten per Icardin? “Nje super lajm per Interin. Gjithcka ka te beje me punen qe agjentja po ben.”
Inter Club Staff

“Nga nje thesar i cmuar i mundshem ne lojtare qe mund te mbeten tek Interi dhe qe mund te hapin jo pak probleme diten e neserme.”

“Keshtu jane kthyer Perisic dhe Joao Mario ne ambjentin e Interit, sepse tashme blerja e tyre duket shume larg per te mos qene e pamundur.”

“Nese nuk ndodh dicka e papritur, ata do te rikthehen te dy tek Interi (mbase per tu larguar perseri).”

Keshtu e ka hapur artikullin e saj sot La Gazzetta dello Sport ku flet per Mauro Icardin dhe tregon se si 2 nga 4 objektivat (per shitje) te Interit kane deshtuar deri me tani.

“Ka qene nje moment dyfish i palumtur per Interin dhe Marotten ky, sepse ne harkun e pak oreve eshte marre vesh vullneti aktual i Bayern Munich dhe Lokomotiv Moska.”

“Por ne kete moment nuk eshte gjithcka per tu hedhur ne kosh, sepse Interi po pret lajme te mira nga Icardi dhe zikalterit duket se kane nje ‘aleat’ te ri ne kete histori: Wanda Nara.

“Ne fakt eshte nje super lajm ky, sepse burime nga shume afer lojtarit dhe agjentes se tij bejne me dije se Icardi po shtyhet nga gruaja-agjente qe te pranoje PSG sepse ajo e ka kuptuar perpara tij se nje kalim tek Juventusi nga Interi eshte i pamundur.”

Nese per Perisic, Joao Mario dhe Lazaro ka shume pasiguri, La Gazetta tregon se situata eshte me e thjeshte per Icardin.

“Ai dhe PSG duket se duan te vazhdojne bashke, nje super lajm ky per Marotten dhe Interin sepse dihet se nese Icardi shitet, Interi merr nje super plusvalence.”

“Por klubi transalpin po tenton qe te kurseje para nga 70 milione eurot dhe po tenton te perfitoje ndonje ule.”

“Icardi kishte dyshimet e tij deri me sot nderkohe, por keto dyshime jane zhdukur edhe me ndihmen e Wanda Nara, qe po luan lojen e Interit ne kete cast.”

“Mbase qellimi i saj nuk eshte te ndihmoje Interin, por ajo e ka kuptuar me pare se lojtari se nje e ardhme e tij ne Paris do te thote vazhdim i nje karriere te suksesshme sepse nje rikthim tek Interi do te ishte nje hap pas.”

“Pse hap pas? Ai do te perfundonte menjehere jashte skuadre, jashte forme dhe do te ishte i ndare ne shtepi ne pritje te nje telefonate te nje klubi tjeter qe natyrisht nuk duhet te jete Juventusi.”

“Opsioni skadon ne daten 31 maj per Icardin dhe askush nuk deshiron te rrezikoje, por PSG po luan pak me karten se Interi deshiron ta shese lojtarin dhe po tenton te ule cmimin.”

“Por ka dicka te sigurt: Marotta e do larg Interit dhe Leonardo e do lojtarin ne Paris. Do te arrihet nje marreveshje? Te gjithe shpresojne se po.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.