Branca e pranon: “Messi tek Interi? Ja sa afer tij ishte Moratti ne 2008: por me pas ndodhi dicka.”
Gjate nje interviste te gjate te dhene per Libero, ish-drejtori sportiv i Interit, Marco Branca, ka zbuluar detaje rreth nje tratative qe mund te kishte qene nje nder me historiket ne futboll.
Ai ka folur per vullnetin e madh te Morattit (e ka konfirmuar kete per te disaten here) per te blere Lionel Messin nga Barcelona.
Behet fjale per vitin 2008, viti i 100 vjetorit te Interit, kur Moratti deshironte te bente nje dhurate tem madhe per te gjithe tifozet zikalter.
Gazetari: Moratti kerkoi ta blinte apo jo? Nje numer 10 endrrash si dhurate per tifozet qe po festonin 100 vjetorin e klubit ne 2008.
Marco Branca: “Po, eshte e vertete, levizem me te vertete me kujdes drejt tij. Kishim kontaktet tona, ishim afer tij dhe familjes se tij.”
“Por ajo qe ndodhi me pas ishte shume e thjeshte: Messi nuk e ndjeu qe te largohej nga Barcelona sepse ishte shume falenderues ndaj tyre per shkak se e kishin marre qe te vogel dhe me shume probleme dhe e kishin bere lojtarin qe ai ishte ne ate kohe.”
“Ja pse deshtoi gjithcka. Kishte te bente shume edhe fakti qe Barcelona e kishte ndihmuar edhe me problemin shendetesor qe ai kishte pasur.”
“Eshte nje tregues qe ne keto marreveshje te medha, ndonjehere aspekti ekonomik nuk eshte gjithmone ne vendin e pare.”