Ish-lojtari i United sulmon ashper Sanchez: “Le te kthehet tek United, por eshte aq i padobishem sa…”
Alexis Sanchez me sa duket ka shume armiq tek Manchester United sepse nuk eshte hera e pare qe ai sulmohet rende.
Kesaj radhe, kunder tij ka dale publikisht nje figure e njohur e Manchester United, ish-lojtari Willie Morgan.
Ai nuk ka perdorur fjale diplomatike per te shprehur mendimin e tij dhe percmimin qe ka ndaj sulmuesit aktual te Interit por qe eshte ne pronesi te United.
Ai ne mikrofonat e Red News eshte pergjigjur ne kete menyre per kilianin: “Lexoj se Alexis Sanchez mund te vije dhe me vjen te qesh.”
“Por mire, a i shihni ju ndeshjet e Sanchez? A e shihni gjendjen e mjerueshme qe ai ka? Formen dhe fizikun?”
“Alexis Sanchez ka paguar gjysmen e rroges se tij qe te tentoje ta shese ate dhe te gjeje nje bleres. Nje cmenduri!”
“Shpresoj te rikthehet te Manchesteri per te llustruar kepuce, si kepucar. Eshte i padobishem.”
“Si kepucar do te sherbente mire sepse vetem si i tille mund te jete i dobishem per United. Une nuk e dua mbrapsht. Kemi shume probleme pa ardhur ai dhe nuk dua te vije fare. Te mos shkele me ne Manchester.”