Inter, vjen levizja e papritur ne merkato? “Marotta po mendon seriozisht te riktheje tek Interi nje lojtar te shitur vetem 2 sezone me pare.”
Interi dhe Juventusi jane gati qe te perballen perseri ne merkato: Pas Kulusevskit (qe do shkoje te Juventusi) dhe Tonalit (gjithmone e me afer Interit), dy klubet jane gati te bejne nje beteje per Nicolo Zaniolo, mesfushorin e lindur ne 1999 te Romes.
Keshtu shkruan Tuttosport, e cila nenvizon: “Interi dhe Juventusi e kane kuptuar qe tek Roma kane probleme ekonomike dhe pa Champions League, keto probleme do te shtohen.”
“Shume e mundshme qe ata te bejne nje tentative per talentin e Romes. Ai mund te jete i perzgjedhuri per tu sakrifikuar.”
“Te sigurt nuk ka asgje, por te dhenat te dergojne ne kete mendim. Interi dhe Juventusi po mendojne levizjen e duhur.”
KLAUZOLA PRO INTER NE KONTRATEN E TIJ – “Interi ne veren e 2018 kur e shiti Zanilo te Roma ne operacionin Nainggolan, ka garantuar per vete nje 15% te shumes se rishitjes se tij.”
“Rreth 7 milione e gjysem euro nese do te konfirmohet shitja e lojtarit per nje cmim te shtrenjte do te uleshin per Interin ne nje operacion te tille.”
“Interi ka qene skuadra me e fundit qe ka vene ne pune disa ndermjetesues per te folur me lojtarin dhe Romen per mundesine e transferimit ne Milano.”
“Keshtu, Marotta po mendon seriozisht te riktheje tek Interi nje lojtar te shitur vetem 2 sezone me pare.”