Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 7, 2022

Scroll to top

Top

421 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, flet edhe Marotta: “Ja cfare ndjejme ne kete moment. Largimi i Lautaros? Ne nuk kemi deshire qe ti shesim lojtaret me te mire.”

Inter, flet edhe Marotta: “Ja cfare ndjejme ne kete moment. Largimi i Lautaros? Ne nuk kemi deshire qe ti shesim lojtaret me te mire.”
Inter Club Staff

Nje dite pas humbjes dhe zhgenjimit, ne shtepine Inter po mendojne menjehere per te ardhmen.

Por per te qartesuar disa gjera, diten e djeshme vone, ne mikrofonat e Sky Sport ka folur administratori i deleguar i Interit, Beppe Marotta i cili ka analizuar momentin negativ te skuadres zikalter.

“Mbetet nje hidherim i thelle dhe nje zhgenjim i madh qe nuk morem dot tre piket sepse ka qene nje ndeshje mjaft e mire ne pjesen e pare te ndeshjes.”

“Jemi mbledhur te gjithe ne drejtuesit per te folur me Conten dhe per te diskutuar per situaten akuale dhe mbi te gjitha per te shprehur hidherimin tone dhe mos dakordesine per nje fitore te munguar qe duhet te kishte ardhur.”

Cfare i ka thene Antonio Conte skuadres?

“Conte nga sot ka filluar te mendoje per te enjten, eshte shume i nevrikosur dhe keshtu duhet te jete.”

“Kritika e Contes duhet per te kuptuar edhe personazhin e ri qe pame sepse ai ka kritikuar ne radhe te pare veten dhe me pas skuadren.”

“Me Veronen duhet te tregojme se e morem nje mesim ndaj Bolognas.”

“Ne kete moment, ekzistojne dy elemente te rendesishem: ai i anes agnostike dhe ai i merkatos qe per fatin e keq, po bashkjetojne ne kete moment.”

Lautaro Martinez?

“Interi nuk deshiron te shese lojtaret e saj te rendesishem kurre. Eshte nje djalosh vetem 23 vjec qe ndoshta ndodhet ne nje moment te veshtire te karrieres se tij qe sipas meje jane te lidhura me zerat e merkatos qe ne menyre te dukshme po e ndikojne ne fushen e lojes.”

“Duhet qe te shohim rrugetimin qe ka bere ky djalosh per te kuptuar se tek ai ka dore shume Antonio Conte.”

“Ne e kemi admiruar Lautaron si lojtar i madh ne pjese ne pare te sezonit sa terhoqi vemendjen e klubeve me te medha ne Europe.”

“Tani i takon atij qe te rigjeje qetesine e duhur per te ndihmuar Interin dhe te jape nje dore te rendesishme per te gjithe.”

Po Christian Eriksen?

“Eshte futur me veshtiresi te medha ne janar ne nje sektor qe po ka shume lojtare te padisponueshem sic eshte mesfusha, por eshte nje lojtar i madh dhe mund te jape shume me shume.”

“Kemi pesuar vetem kater humbje e mund te duken shume per ate qe perfaqeson Interin, por jane pak nese e krahasojme me projektin tone te rritjes.”

Europa League?

“Ta tentojme po, por nuk e dime vleren e skuadrave te tjera dhe formen e tyre. Por duhet te besojme te ky sukses.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.