Inter, cfare lajmi: “Ja kush eshte lojtari me i fundit qe po kerkohet per mesfushen e sezonit te ri: Nuk eshte aspak i pashitshem.”
Kete sezon Interi ka pasur shume probleme ne mesfushe ne momentet kritike te sezonit sepse ka qene nje repart shpesh here ne emergjence totale.
Mjafton te mendosh per ndeshjen brenda apo jashte ne Champions League kunder Barcelones apo ne ndeshjet e fundit te Serie A.
Disa demtime kane bere qe Conte te kete dhimbje koke dhe qe rralle here te hedhe ne fushe nje skuader ne lartesine e duhur.
Ja pse mesfusha ne sezonin e ri pritet qe te pesoje nje ndryshim total look-u dhe te behen investime te rendesishme.
Per kete ceshtje ka folur sot La Gazzetta dello Sport qe ka nxjere ne pah nje emer te ri per mesfushen e Interit ne merkato, por kesaj radhe eshte nje emer TOP ne nivel boteror.
“Dora e rendesishme do te vije pikerisht ne mesfushe. Ne thashethemet e fundit ndermjet klubit dhe Contes muajt e fundit ka dale ne pah nje kandidature serioze: N’Golo Kante.”
“Ai nuk eshte me i pashitshem tek Chelsea dhe Interi mund te perfitoje nga kjo situate.”
“Lojtari ka pasur disa probleme fizike ne sezonin e fundit dhe tekniku Lampard ka ndryshuar totalisht filozofine e lojes.”
“Kante dhe Conte kane patur nje raport shume te mire tek Chelsea. Ai eshte nje emer qe ndiqet me mjaft kujdes nga Interi dhe Marotta do te bente nje cmendur ne merkato per ta marre ne Milano.”