Inter, zbulohet programi i miqesoreve: plot 3 ndeshje ne 5 dite! Ndeshja e pare do te luhet…
Eshte java e pare e punes per Interin e Antonio Conten qe eshte rikthyer te stervitet keshtu pas finales se Europa League.
Ne prag te sezonit te ri, ashtu si tregon Tuttosport, zikalterit kane percaktuar ne javen e ardhshme plot tre miqesore ne pese dite.
“Tre teste ne pese dite per djemte e Contes qe te fillojne te nxehin motorin ne prag te ndeshjes se pare te kampionatit.”
“Keshtu, ne kete faze parapergatitore, stafi i Contes ka menduar qe te behen tre ndeshje edhe pse grumbullimi ka filluar vetem dy dite me pare.”
🚨- KOHA ËSHTË TANI! 👇
Vetem 4 ditë nga mbyllja e anëtarësimeve! ⏰
Eja dhe bëhu një anëtar zyrtar i Interit në Shqipëri! 🖤💙
Për çdo pyetje mund të na shkruani në WhatsApp: +355695651111! 📱 pic.twitter.com/1nzYNi0uNg
— Inter Club Albania (@InterClubAlb) September 11, 2020
“Te marten e ardhshme, ne Pinetina, Interi do te luaje ne oren 17:00 kunder skuadres se Luganos, skuader me te cilen eshte perballur edhe vjet ne Canton Ticino.”
“Me pas, te premten, ne daten 18, zikalterit do te luajne perseri ne Pinetina kunder skuades Carrarese, formacion i Serie C.”
“Nje dite me pas, te shtunen ne mbremje, do te luhet ne fushen e San Siros, me nje rritje ne kategorine e kundershtarit.”
“Perballe Interit do te jete skuadra e Pisa, qe do te luaje ndeshjen e saj te pare ne Serie B vetem shtate dite me vone ndaj Reggiana.”