Inter, largohet akoma me shume nje objektiv i rendesishem i Marottes? “Ai eshte bere kapiten dhe tani…”
Me sa duket, Interi po largohet ndjeshem nga nje objektiv i rendesishem i merkatos se ardhshme.
Behet fjale per talentin e dale nga akademia zikalter, Zinho Vanheusden qe aktualisht luan ne Belgjike.
Lojtari vesh fanellen e Standart dhe me sa duket, ne ate klub nuk kane me asnje dyshim mbi cilesite e djaloshit.
Ai eshte perzgjedhur si kapiteni i ri i skuadres edhe pse eshte vetem 21 vjec, por rritja e tij ka qene e jashtezakonshme.
Tranjeri i ri i Standartit ka thene per te diten e sotme se “Eshte nje shembull per tu ndjekur jo vetem nga te rinjte, por edhe nga ata me te medhenj se ai.”
“Une e vleresoj shume per personalitetin qe ka, por edhe per cilesite ne fushe. Duket qe ka brum per tu bere nje lojtar i madh.”
Nderkohe, ky vleresim nuk mund ti beje mire Interit dhe ideve te Marottes ne merkato, qe ka kohe qe e mendon lojtari si nje transferim te ardhshem.
Interi mbi te gezon nje te drejte riblerje, por per momentin nuk ka ndermend te shpenzoje aq shume. Sidomos duke pare besimin e Standart, ata nuk do te bejne asnje ulje per kartonin e tij pavarsisht pandemise.