Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

1,032 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Tonali, ja prapaskena e plote: “Pas takimit Zhang-Marotta-Conte, Interi ka telefonuar menjehere agjentin e Tonalit per ti thene…”

Tonali, ja prapaskena e plote: “Pas takimit Zhang-Marotta-Conte, Interi ka telefonuar menjehere agjentin e Tonalit per ti thene…”
Inter Club Staff

Sandro Tonali eshte tashme nje hap larg Milanit dhe kalimit te tij zyrtar ne skuadren e dyte te Milanos. 

Por perse Interi, qe e kishte lojtarin prej kohesh ne dore, vendosi ta braktiste kete piste per lojtari ne lindur ne vitin 2000?

Kete gje mundohet ta shpjegoje Calciomercato.com, qe zbulon edhe nje prapaskene mbi tratativen.

“Drejtuesit e Interit, ne fakt, menjehere pas takimit ne Villa Bellini, ku perballe nder te tjera ishte Conte, Zhang dhe Marotta, kane dale me nje mendim komplet te kundert nga ai qe hyne ne ate takim.”

“Ata menjehere pas takimit, kane telefonuar agjentin e Sandro Tonalit, avokatin Beppe Bozzo, per ti thene se per fat te keq, Interi do te terhiqet nga kjo tratative.”

“Pas agjentit, eshte lajmeruar edhe vete Tonali, qe ka pasur kontakte direkt edhe me Antonio Conten ne te kaluaren.”

“Ne kete moment, Interi i ka dhene prioritet blerjeve te tjera, dhe shitjeve nga skuadra zikalter dhe emri i Tonalit nuk ka qene i tille.”

“Interi i ka thene Bozzos se nese deshiron, mund te presin 15-20 dite dhe me pas te shohin nese mund te behet gje.”

“Por per momentin, pista eshte e braktisur per nevoja te tjera te tranjerit.”

“Fjalet e Marottes kane qene te qarta:

Sot per sot, kjo marreveshje nuk behet. Mund te procedoni me skuadra te tjera ose mund te flasin perseri pas dy ose tre javesh e te shohim si do te jete situata atehere.”

“Ne kete moment, Interi ka treguar shume respekt dhe korrektesi ndaj lojtarit, duke mos e zgjatur me shume kete histori.”

“Maldini e kishte provuar edhe ne javet e kaluara pa sukses per Tonalin, duke qene se Interi ishte ne nje pozicion ku asnje klub tjeter nuk mund te nderhynte.”

“Por ne momentin qe zikalterit zyrtarizuan braktisjen e kesaj piste, atehere Maldini doli ne pah qe deri ne ate moment i kishte pasur kontaktet sekrete me Brescian.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.